E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vdes fëmija, "u luftua" temperatura me temperaturë

Sarandë

Një fëmijë i moshës 1.5 vjeç ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm, pa mundur të marrë ndihmën mjekësore. Burime nga spitali i Sarandës thanë se fëmija Daniel Selimi është transportuar për në spitalin civil “Petro Nako”, kur ai ishte pa asnjë shenjë jete. Familjarët u thanë mjekëve pediatër se fëmija kishte qenë me temperaturë të lartë që sa vinte e rritej. Prindërit kanë deklaruar para bluzave të bardha se kanë përdorur disa metoda popullore për të ulur temperaturën e fëmijës. Ata kishin menduar të largonin “zjarrin” e trupit me temperaturën e lartë të ambientit dhe për këtë kanë përdorur ngrohës elektrikë. Kjo ka qenë vdekjeprurëse për fëmijën, pasi në vend të mjekimit për zbritjen e temperaturës dhe përdorimit të banjave, është bërë e kundërta. Mjekëve nuk u ka mbetur të bëjnë asgjë për vogëlushin, vetëm të konfirmojnë vdekjen e tij, duke i vënë në dijeni edhe prindërit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›