Kapen 3 klandestine afgane, pranga shoferit turk
Kapshtice- Policia e Korces ndaloi dje tre klandestine afgane qe tentonin te kalonin ilegalisht nepermjet doganes se Kapshtices me destinacion Italine. Te dyshuarit jane kapur ne brendesi te nje kamioni turk, qe transportonte per ne vendin tone lingota alumini, ndersa u prangos shoferi turk i mjetit, Ali Osman. Te marre ne pyetje, klandestinet afgane jane shprehur se kane hipur ne kamion, ne qytetin grek te Selanikut dhe kane pasur si destinacion perfundimtar Italine. Gjithashtu nga policia kufitare eshte shoqeruar dhe marre ne pyetje shoferi Osman, qe nuk e ka pranuar akuzen e trafikut. Dy dite me pare Policia e Kapshtices kapi gjashte klandestine afgane qe udhetonin ilegalisht per ne vendin tone.
D.Zisi
D.Zisi