Parcelat ndertimore, tani ne pronesi te poseduesve te objekteve informale
Keshilli i Ministrave vendosi dje kalimin ne pronesi te disa parcelave ndertimore ne favor te poseduesve te objekteve informale. Keshtu sipas ketij vendimi ne qarkun e Tiranes jane 1 449 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 634 051,50 m2, te cilat kalojne ne favor te atyre qe kane ndertuar aty objekte informale. Ne qarkun e Vlores do te jepen per ata qe kane ndertuar 1 306 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 517 079, 26 m2. Ne qarkun e Shkodres do te jene 75 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 24 176 m2. Nga ana tjeter ne qarkun e Elbasanit do te jene 1 036 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 314 664,30 m2. Qeveria vendosi qe ne qarkun e Lezhes te jepen per ndertuesit informal 129 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 58 310 m2. Ne qarkun e Kukesit do te jepen vetem 40 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 18 690,79 m2. Ne qarkun e Gjirokastres, jane 63 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 20 143,70 m2. Ne qarkun e Fierit jane 47 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 17 757,42 m2. Ne qarkun e Durresit jane 441 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 172 107,84 m2. Po keshtu ne qarkun e Beratit jane 81 parcela ndertimore, me nje siperfaqe te pergjithshme trualli 25 095 m2 . Vendimi i marr dje nga qeveria ngarkon Agjencine e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimore Informale per nenshkrimin e kontratave te shitblerjes. F.M