E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret, shperblim per tre qarqe

Zonat me popullsi me te dendur ne vend, por dhe ato qe jane prekur me shume nga migrimi i bredhshim dhe per pasoje dhe zonja e prones, pritet qe te jene ne rendin e dites per kompensimin e ish-pronareve. Qeveria vendosi dje te beje shperblimin e pronareve te pasurive te paluajtshme, prone private te zena nga ndertimet informale ne qarqet e Tiranes, Shkodres dhe te Elbasanit. Keshtu qeveria ka perllogaritur nje shume prej 464 899 696 lekesh me te cilen do te shperbleje pronaret ne siperfaqen 27 935.46 m2, toke truall. "Pronaret e pasurive te paluajtshme, per siperfaqen e zene nga ndertimet informale, te shperblehen, ne vlere te plote, sipas mases perkatese, qe paraqitet ne listen, qe i bashkelidhet ketij vendimi, perkatesisht, per siperfaqen 27 935.46 m2, toke truall, me vlere te pergjithshme, 464 899 696 leke", theksohet ne vendimin e qeverise ne lidhje me shperblimin e pronareve ne tre qarqet e vendit. Ne vendimin e marr diten e djeshme nga qeveria theksohet se shperblimi per pronaret ne qarqet e Tiranes, te Shkodres dhe te Elbasanit do te perballohet nga fondi per i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. "Vlera e pergjithshme per shperblimin te perballohet nga fondi i kompensimit te pronave, "Per kthimin dhe kompensimin e prones", te ndryshuar", theksohet ne draftin e miratuar nga Keshilli i Ministrave. Ne baze te ketij drafti Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, do te beje ndryshimet perkatese ne regjistrat e pasurive te paluajtshme, per kalimin e pasurise se paluajtshme te kompensuar, ne pronesi te shtetit.

Po dje ne mbledhjen e te qeverise kryeministri Berisha kerkoi nga ministria e Drejtesise qe te sjelle sa me pare ne qeveri te gjithe kuadrin ligjor qe i jep pergjigje te menjehershme dhe te plote ceshtjes se oborreve ne perdorim. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha deklaroi se jane me mijera familje shqiptare te cilat kane ndertuar shtepite mbi trojet dhe pronen e tyre, kane edhe oborrin teresisht te tyre, por ato vazhdojne te njihen si oborre ose troje ne perdorim, nderkohe qe jane teresisht prone e te zoteve te shtepive. "Kjo praktike buron nga Kushtetuta famekeqe e vitit '76, ne te cilen prona private u eliminua ne te gjithe territorin dhe u quajt prone shteterore, nderkohe qe ketyre familjeve prona iu quajt ne perdorim", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Sipas Berishes, ky eshte nje problem i cili kerkon nje zgjidhje te menjehershme per shkak se ende shume familje nuk mund te ndertojne ne oborrin e tyre, ndonese ata jane pronare te vertete te ketij trualli. Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›