E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi perjashton Kosoven

Presidenti i Republikes se Kosoves, nuk ftohet ne Samitin e Ohrit te presidenteve te Evropes Qendrore, i cili zhvillon punimet nga 2-4 maj ne Oher te ish-republikes Jugosllave te Maqedonise (FYROM). Lajmi eshte konfirmuar per autoritetet e Kosoves, te cilat dje shprehen mospajtimin dhe zemerimin e tyre. Ata pohuan se mospjesemarrja e kryetarit te shtetit te Kosoves, eshte rrjedhoje e drejtperdrejte e politikes qe ka ndjekur Shkupi zyrtar, i cili ne fakt gezonte dhe te drejten e dhenies se fteses per vendet qe duhet te marrin pjese ne Samit. Ne kete takim presidencial, pritet te marre pjese edhe kryetari i shtetit shqiptar, Bamir Topi, krahas drejtuesve te shteteve te tjera te Evropes Qendrore.

Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, duke reaguar dje lidhur me perjashtimin e Prishtines zyrtare nga Samiti i Ohrit, denoi qendrimin e Shkupit. "Pavaresine e Kosoves nuk mund te anashkaloje askush", deklaroi Kryeministri, duke u pergjigjur ne pyetjen nese Kosova eshte injoruar nga Maqedonia, pasi nuk u ftua ne konferencen e presidenteve te Evropes Qendrore. Me tone me te zbutura ka folur Presidenti Sejdiu, i cili, duke perdorur elokuence diplomatike, nuk ka dhene pergjigje konkrete lidhur me kete ceshtje. Ai u mjaftua te thote se angazhohet "per bashkepunim te mirefillte me te gjitha vendet e rajonit".

Presidentet pjesemarres:

Stjepan Mesic, Kroaci

Vladimir Voronin, Moldavia

Georgi Parvanov, Bullgaria

Václav Klaus, Cekia

Filip Vujanovic, Mali i Zi

Branko Crvenkovski, Maqedonia

Ivan Gasparovic, Sllovakia

Boris Tadic, Serbia

Heinz Fischer, Austria

Horst Koehler, Gjermania

Trakan Basescu, Rumania

Viktor Jušcenko, Ukraina

Laszlo Solyom, Hungaria

Lech Kazinski, Polonia

Giorgio Napolitano, Italia

Haris Silajdzic, Bosnja&Herzegovina

Bamir Topi, Shqiperia

Abdullah Gul, Turqia

Danilo Turk, Sllovenia


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›