Kapen 50 kg mariuane ne Gjirokaster
Dy persona qe po transportonin rreth 50 kilograme te dyshuar si marijuane jane ndaluar ne Gjirokaster. Policia e ketij rrethi ka ndaluar ne nje terren malor, jashte rrugeve kombetare Izet Bocken, dhe Fatmir Jasharin.Operacioni i koduar Rreshqitja u finalizua ne malin e Muzines, prane fshatit Grapsh, dhe sipas policise drejtimi i dy personave ishte Greqia. Lenda e dyshuar mariuane ishte e vendosur ne dy canta te medha, qe po transportoheshin nga Izet Bocka. Ky person, po sipas policise, i kishte marre cantat ne afersi te varrezave te fshatit Grapsh, dhe do t`i dorezonte afer Qafes se Muzines, te Fatmir Jashari. Vec akuzes per trafik te lendeve narkotike, dy personat do te akuzohen dhe per armembajtje pa leje, pasi atyre u jane gjetur nje pistolete tip TT dhe nje automatik Kallashnikov.