Operacione antidrogë në Itali, policia kap disa shqiptarë
31/03/2009 Në Napoli kapet 45 kg drogë
Një seri operacionesh po vijon në Itali, ku janë vënë në pranga me dhjetëra anëtarë të bandave që trafikojnë drogë, ku mes tyre janë arrestuar edhe disa shqiptarë. Kështu, 27-vjeçari Festim Xhahysa, i cili i kishte shpëtuar policisë në operacionin "Beatiful 2008", u kap dje nga policia në ambientet e brendshme të një bingoje bashkë me të dashurën e tij, teksa u tregoi policëve një pasaportë me emrin Artur Paskali. Ai kërkohej për trafik droge. Një tjetër operacion u zhvillua dje ku u kapën disa shqiptarë me 5 kilogramë heroinë. Ndërsa në Napoli karabinierët zhvilluan një operacion të shtrirë në një zonë të gjerë, ku mundën të sekuestronin 45 kg drogë, armë dhe euro. Mes të arrestuarve, kryesisht anëtarë të mafies italiane, ndodheshin edhe disa shtetas shqiptarë.