E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shqiptarit në Itali ndalohen 4 bashkëkombës

31/03/2009  Shkak, pazaret e prostitutave

Katër shqiptarë u arrestuan dje në Arezo pas vrasjes së 29-vjeçarit Agim Leka. Policia dyshon se ata janë autorë të vrasjes, teksa motivet ende mbeten të pasqaruara, ku një ndër tezat është prishja e pazareve në tregun e prostitutave. Leka do të martohej javën e ardhme. Agim Leka, emigrant me dokumente të rregullta në Itali, ka mbetur i vdekur si pasojë e një përplasjeje midis dy grupeve kriminale shqiptare në qytetin e Arrezos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të dy ditëve më parë, kur disa persona janë përplasur me njëri-tjetrin me pistoleta dhe kaçavida. Viktimë e kësaj përplasje, (për të cilën ende nuk dihen motivet) ka mbetur 20-vjeçari Agim Lika si dhe janë plagosur dy persona të tjerë, ku njëri prej tyre quhet Rodjan Ruçi. Policia ndaloi dje katër shqiptarë që po merren në pyetje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›