Vidhet për 3-n herë Xhamia Mbret
31/03/2009 Arrestohet i riu për vjedhje në autobus
ELBASAN- Bie sërish pre e vjedhësve xhamia Mbret në qytetin e Elbasanit. Objekti më i vjetër i besimit mysliman është bastisur një natë më parë dhe është zbuluar në mëngjes ku dera hyrëse ishte hapur me forcë. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hyrë brenda murit rrethues kanë hapur me forcë derën dhe më pas kanë dëmtuar arkën ku grumbulloheshin paratë e besimtarëve. Vjedhja mësohet se është bërë gjatë natës dhe nuk ka asnjë dëshmi për autorët. Drejtuesit e xhamisë thonë se ata vetë nuk kanë më mundësi ta mbrojnë këtë objekt. Ata deklarojnë se vjedhja thyen edhe imazhin që kanë objektet e kultit dhe vlerën reale që kanë paratë e dhuruara. Vetë ata bëjnë thirrje për të hequr dorë nga këto vese të këqija, të cilat dëmtojnë jo vetëm xhaminë dhe atë çfarë përfaqëson ajo për vetë qytetin e Elbasanit. Xhamia Mbret është vjedhur tre herë, dy herë vetëm brenda këtij viti dhe objekt i vjedhësve kanë qenë paratë e mbledhura nga besimtarët. Ende nuk ka një emër për autorësinë e parë të vjedhjes së këtij objekti kur sulmohet përsëri megjithëse këtë herë shuma ka qenë e vogël. Gjithashtu po mëngjesin e djeshëm është arrestuar në flagrancë 33-vjeçari B. Q., me banim në qytetin e Tiranës. Mësohet se ky shtetas mëngjesin e djeshëm ka vjedhur në autobusin e linjës Athinë – Tiranë portofolin e shtetases Lutfije L., e cila ishte pasagjere. Menjëherë kjo e fundit ka lajmëruar policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin dhe sekuestrimin e 1150 eurove që 33-vjeçari kishte marrë nga portofoli i shtetases.