Plagosja për parkimin, arrestohet pas 1 muaji autori
31/03/2009 Urim Allushi në pranga
TIRANE- Urim Allushi, personi që në muajin shkurt të këtij viti tentoi të vrasë me armë zjarri shtetasin Saimir Suli, është arrestuar nga policia e Tiranës. Burime zyrtare pranë uniformave blu thanë se ndaj tij gjykata e rrethit Tiranë ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë Alban Allushi kanë plagosur me pistoletë shtetasin Saimir Suli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 21 shkurt ku rreth orës 16:30 një person ka telefonuar në sallën operative, se dy të rinj po qëllonin me pistoletë ndaj një makine, ku ndodheshin katër persona. Telefonuesi ka shpjeguar se ngjarja po ndodhte në parkingun e lokalit “Golden Gold”, në fshatin Linzë. Me t’u njoftuar, në vendin e ngjarjes janë nisur uniformat blu nga komisariati nr. 4, të cilët janë mbështetur edhe nga një grup hetimor. Policia tha se kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka vënë re se nga kjo përplasje me armë, kishte mbetur i plagosur një klient lokali me emrin Saimir Suli, ndërkohë që dy autorët ishin larguar në drejtim të paditur. Por, pa kaluar shumë kohë, uniformat blu kanë mundur të identifikojnë një nga autorët e dyshuar, i cili është Alban Allushi 23 vjeç, i cili pa kaluar as një orë nga ngjarja, ka rënë në prangat e policisë. Ndërkohë që ditën e djeshme ra në pranga edhe autori tjetër Urim Allushi.