E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i “Dëshmorëve të Atdheut” dhe autostopet e policëve

31/03/2009  Me qindra policë të vrarë

TIRANË- Policia e Shtetit, si një strukturë solide, e krijuar që me themelimin e shtetit shqiptar, s’kishte numëruar kaq të rënë në krye të detyrës sa ç’po shënohen vitet e fundit në librin e “Dëshmorëve të Atdheut”, faqet e të cilit janë të mbushura me histori rrëqethëse. Me dhjetëra djem adoleshentë e vajza gati për dashurinë e parë sot nuk munden të ndiejnë dorën e ngrohtë atërore dhe këshillën për të ndjekur rrugën e drejtë, rrugë e cila i çoi baballarët e tyre drejt vetëflijimit, për t’i krijuar Shqipërisë qetësinë e nevojshme. Fjalimet e krerëve më të lartë të Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit, sa herë zhvillohen ceremonitë mortore e theksojnë pikërisht faktin e sakrificës sublime, teksa nga këto morte të parakohshme i mbetet klasës politike detyra për të hartuar ligje mbrojtëse për gardianët e gjallë, qoftë duke mos i lënë më kurrë të hipin nëpër autobusë apo të bëjnë autostop në mes të natës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›