Lezhë, grabiten me armë 5 milionë lekë të postës
Rikthehen grabitjet me
armë dhe maska në
Lezhë, ku tre persona të
paidentifikuar kanë vjedhur
5 milionë lekë të reja nga
punonjësit e postës, të cilët sapo
kishin dalë nga një bankë. Policia
ka ngritur dyshime se grabitja
mund të ketë qenë një skenar i përgatitur
mirë edhe në bashkëpunim
me punonjës të postës, megjithëse
paraprakisht provat nuk mund të
faktojnë një gjë të tillë. Grabitja ka
ndodhur në mes të qytetit, kur kalimtarët
kanë mbetur të shtangur,
pasi skena të tilla kishin parë vetëm
në filma. Sipas të dhënave të besueshme
nga Policia e Lezhës, rreth
orës 10:45 është njoftuar se një grabitje
me armë ka ndodhur në qytetin
e Lezhës, disa metra larg një
banke. Menjëherë, në vendngjarje
kanë shkuar shërbimet e policisë, që
janë vënë në dijeni se grabitja ishte
bërë ndaj punonjësve të postës shqiptare.
Nga të dhënat operative
mësohet se dy punonjëse të postës
dhe një punonjës i policisë private
kanë shkuar dje paradite për të
tërhequr paratë për rrogat dhe pensionet
e 15-ditëshit të dytë të muajit.
Në bankë, ata kanë marrë 5 milionë
lekë të reja dhe sapo kanë dalë
prej aty, kanë hipur në makinën, e
cila drejtohej nga punonjësi i policisë
private. Por, pa bërë as 100 metra
nga nisja e makinës, një automjet
tjetër, tip "Volkswagen" me targa
të huaja, ngjyrë gri, u ka prerë
rrugën. Prej saj kanë dalë tre persona,
të cilët mbanin maska në fytyrë
ndërsa dy prej tyre kanë qenë të armatosur
me armë automatike. Për
të frikësuar drejtuesin e mjetit dhe
punonjëset e postës, një nga grabitësit
ka qëlluar një herë të vetme
në ajër me armën e tij dhe kjo ka
tmerruar punonjësit, që po transportonin
paratë. Në këto kushte,
kanë hyrë në mjet, kanë marrë
çantën me 5 milionë lekë dhe janë
larguar me shpejtësi.
Punonjësi i policisë private ka
njoftuar uniformat blu, që pa kaluar
shumë kohë, kanë bllokuar të
gjitha rrugët e qytetit, por kanë
mundur të shoqërojnë vetëm disa
të pranishëm në vendngjarje. Më
vonë, policia ka shoqëruar edhe disa
persona të tjerë, por mësohet se ndaj
tyre nuk ka prova konkrete për këtë
grabitje, kështu që ata janë lënë sërish
të lirë. Ndërkaq, grupi hetimor
ka nisur punën për zbardhjen e
plotë të ngjarjes, ku fillimisht ka bërë
shoqërimin e tre punonjësve të
postës, të cilët po transportonin
paratë. Ata janë marrë në pyetje
imtësisht nga oficeri i policisë gjyqësore,
duke treguar variantet e tyre
në lidhje me ngjarjen e rëndë, që ka
shkundur qytetin e Lezhës. Ata kanë
treguar edhe veshjet apo dialektet
e grabitësve, që sipas specialistëve
janë banorë të zonës. Më tej, policia
ka ngritur dyshimet se ngjarja mund
të ketë ardhur nga ndonjë skenar i
përgatitur në bashkëpunim edhe
me punonjës të postës, por nuk ka
konkretizuar asgjë nëse këta të dëmtuar
janë të përfshirë në ngjarje. Sipas
të dhënave të mbledhura, e
djeshmja nuk ka qenë si herët e tjera,
pasi zakonisht paratë në bankë nuk
tërhiqeshin në këtë datë. Kjo ka
qenë arsyeja që mendohet se grabitësit
kanë ditur çdo lëvizje të
punonjësve të postës, të cilët do të
tërhiqnin paratë, dje paradite.
Megjithatë, deri tani, nuk është
ngritur asnjë akuzë, por pritet nga
momenti në moment zbardhja e
plotë e ngjarjes. Ndërkaq kanë nisur
kërkimet intensive për zbulimin
e mjetit me të cilin u krye grabitja e
djeshme.
armë dhe maska në
Lezhë, ku tre persona të
paidentifikuar kanë vjedhur
5 milionë lekë të reja nga
punonjësit e postës, të cilët sapo
kishin dalë nga një bankë. Policia
ka ngritur dyshime se grabitja
mund të ketë qenë një skenar i përgatitur
mirë edhe në bashkëpunim
me punonjës të postës, megjithëse
paraprakisht provat nuk mund të
faktojnë një gjë të tillë. Grabitja ka
ndodhur në mes të qytetit, kur kalimtarët
kanë mbetur të shtangur,
pasi skena të tilla kishin parë vetëm
në filma. Sipas të dhënave të besueshme
nga Policia e Lezhës, rreth
orës 10:45 është njoftuar se një grabitje
me armë ka ndodhur në qytetin
e Lezhës, disa metra larg një
banke. Menjëherë, në vendngjarje
kanë shkuar shërbimet e policisë, që
janë vënë në dijeni se grabitja ishte
bërë ndaj punonjësve të postës shqiptare.
Nga të dhënat operative
mësohet se dy punonjëse të postës
dhe një punonjës i policisë private
kanë shkuar dje paradite për të
tërhequr paratë për rrogat dhe pensionet
e 15-ditëshit të dytë të muajit.
Në bankë, ata kanë marrë 5 milionë
lekë të reja dhe sapo kanë dalë
prej aty, kanë hipur në makinën, e
cila drejtohej nga punonjësi i policisë
private. Por, pa bërë as 100 metra
nga nisja e makinës, një automjet
tjetër, tip "Volkswagen" me targa
të huaja, ngjyrë gri, u ka prerë
rrugën. Prej saj kanë dalë tre persona,
të cilët mbanin maska në fytyrë
ndërsa dy prej tyre kanë qenë të armatosur
me armë automatike. Për
të frikësuar drejtuesin e mjetit dhe
punonjëset e postës, një nga grabitësit
ka qëlluar një herë të vetme
në ajër me armën e tij dhe kjo ka
tmerruar punonjësit, që po transportonin
paratë. Në këto kushte,
kanë hyrë në mjet, kanë marrë
çantën me 5 milionë lekë dhe janë
larguar me shpejtësi.
Punonjësi i policisë private ka
njoftuar uniformat blu, që pa kaluar
shumë kohë, kanë bllokuar të
gjitha rrugët e qytetit, por kanë
mundur të shoqërojnë vetëm disa
të pranishëm në vendngjarje. Më
vonë, policia ka shoqëruar edhe disa
persona të tjerë, por mësohet se ndaj
tyre nuk ka prova konkrete për këtë
grabitje, kështu që ata janë lënë sërish
të lirë. Ndërkaq, grupi hetimor
ka nisur punën për zbardhjen e
plotë të ngjarjes, ku fillimisht ka bërë
shoqërimin e tre punonjësve të
postës, të cilët po transportonin
paratë. Ata janë marrë në pyetje
imtësisht nga oficeri i policisë gjyqësore,
duke treguar variantet e tyre
në lidhje me ngjarjen e rëndë, që ka
shkundur qytetin e Lezhës. Ata kanë
treguar edhe veshjet apo dialektet
e grabitësve, që sipas specialistëve
janë banorë të zonës. Më tej, policia
ka ngritur dyshimet se ngjarja mund
të ketë ardhur nga ndonjë skenar i
përgatitur në bashkëpunim edhe
me punonjës të postës, por nuk ka
konkretizuar asgjë nëse këta të dëmtuar
janë të përfshirë në ngjarje. Sipas
të dhënave të mbledhura, e
djeshmja nuk ka qenë si herët e tjera,
pasi zakonisht paratë në bankë nuk
tërhiqeshin në këtë datë. Kjo ka
qenë arsyeja që mendohet se grabitësit
kanë ditur çdo lëvizje të
punonjësve të postës, të cilët do të
tërhiqnin paratë, dje paradite.
Megjithatë, deri tani, nuk është
ngritur asnjë akuzë, por pritet nga
momenti në moment zbardhja e
plotë e ngjarjes. Ndërkaq kanë nisur
kërkimet intensive për zbulimin
e mjetit me të cilin u krye grabitja e
djeshme.