E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 8 kontrabanduese iraniane të drogës

Një grup prej 10 kontrabanduesve të dyshuar nga Iran, përfshirë këtu edhe tetë femra me perçe, janë kapur në aeroportin kryesor të Indonezisë me metamfetamine në vlerë prej 12.5 milionë dollarë, kanë njoftuar autoritetet.

Grupi është kapur në aeroportin e Jakartas, me 27 kilogramë metamfetamine në gjendje të kristaltë dhe 23 litra të drogës në gjendje të lëngët, ka njoftuar shefi i doganave, Anvar Suprijadi.

Është ky zbulimi më i madh i drogës në historinë e aeroportit, tha Suprijadi, duke shtuar se grupi kishte zbarkuar në Indonezi me fluturimet nga Malajzia, Siria dhe Katari.
Ai më tutje tha se autoritetet në Indonezi asnjëherë deri me tani nuk kanë përjetuar shfrytëzimin e femrave të mbuluara për kontrabandim të drogës.

Ne besojmë si grupi është pjesë e një klani ndërkombëtarë. Të veshura me perçe, femrat tentuan të mashtrojnë zyrtarët në vendet si Indonezia, ku femrat e mbuluara në përgjithësi konsiderohen si femra të mira, theksoi Suprijadi.

Indonezia ka ligje tejet të ashpra kundër drogës dhe kontrabanduesit e arrestuar zakonisht dënohen me vdekje. Në Indonezi aktualisht janë 140 kontrabandues të drogës, të dënuar me vdekje, në mesin e tyre edhe mbi 40 shtetas të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›