Itali, pranga me 27 kg droge biznesmenit shqiptar
Guardia di Financia bllokon kokainen ne tre valixhe te fshehura ne apartament
FIRENCE - Policia italiane arreston nje biznesmen shqiptar, nen akuzen e trafikut nderkombetar te droges. Sipermarresi, emri i te cilit nuk u publikua nga karabinieret per shkaqe hetimi, u kap me 27 kg kokaine te paster, me vlere 1,5 milione euro. Lajmi eshte bere i ditur nga mediet vendase, qe iu referuan burimeve zyrtare te Guardia di Financias se Firences. "I riu eshte arrestuar, pasi mbahej nen vezhgim prej kohesh dhe iu gjet sasia e madhe e droges", njoftuan karabinieret per mediet. Shqiptari, emri i te cilit nuk behet i ditur, eshte arrestuar teksa po ecte ne rruge dhe ne dore mbante nje qese prej letre, ku kishte fshehur 1 kilogram kokaine. Pyetjes se forcave te policise se cfare kishte ne cante, shqiptari i ishte pergjigjur se, "kishte ushqim per femije". Por, pas kontrollit policia konstatoi se ne cante ishte fshehur droge. Me pas, Guardia di Financa ka ushtruar kontroll ne banese, ku sekuestroi dhe 26 kilograme kokaine te tjera. Droga ishte fshehur ne 3 valixhe qe ishin futur ne dhomen gjumit. Sipas analizave teknike kokaina ishte e nje cilesie te larte ne treg. Nga shitja e saj, sipas policise, shqiptari do te perfitonte me shume se 1,5 milione euro. Droga, sipas hetuesve, ishte destinuar per t'u shitur ne tregun e Toskanes, ne Itali dhe shqiptari mendohet se ka qene dora e pare e trafikimit te narkotikut, qe mendohet se kalonte nga Holanda. Policia tha se i ndaluari ishte sipermarres i nje punishteje mallrash industriale, por nuk dha detaje te tjera per te. Mesohet se per te arritur deri te shqiptari, agjentet kane kryer per me se nje vit pergjime dhe gjurmime te panderprera. Dyshohet se sasia e pare e droges e futur ne qese dergohej te shitesit e dores se dyte ne Itali dhe me pas u shperndahej te rinjve qe njihen dhe si "spaciatore". Karabinieret jane shprehur se, per shkak te hetimeve dhe personave te tjere, qe dyshohet se jane implikuar ne kete rrjet, nuk publikuan emrin e shqiptarit, qe eshte marre ne pyetje. Linja e droges mendohet se eshte Amerika e Jugut dhe me pas ne Evrope nepermjet Holandes dhe Zvicres. Vetem dy muaj me pare po ne Itali, ne kufirin me Spanjen, eshte arrestuar nje 35-vjecar, po biznesmen shqiptar, me nje sasi prej 20 kg kokaine te paster, me vlere 5 milione euro ne treg. Per shqiptarin u deklarua se kishte punuar dikur si shofer ne nje ambasade dhe me pas kishte nisur biznes ne fushen e mobilierive ne Itali, ku qendronte prej pese vjetesh.