E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen adoleshentët që vidhnin "Benza" luksozë

Përdornin maska për të thyer dhe vjedhur brenda "Benza"-ve luksozë, policia arrin të kapë dy prej adoleshentëve. Tre adoleshentë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ishin bërë tmerr i automjeteve luksoze në Durrës, por gjatë një operacioni të organizuar dje, dy prej tyre kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa është në kërkim një i tretë. Burime nga policia lokale bënë të ditur se të rinjtë vidhnin me thyerje "Benza", prodhim i viteve të fundit, duke marrë brenda tyre kasetofona, çanta dhe gjithçka tjetër me vlerë që gjendej në to. Denoncimet e vazhdueshme për thyerje xhamash dhe vjedhje kasetofonash, parash, telefonash e dokumentesh kanë angazhuar policinë në gjetjen e hajdutëve. Pas kapjes së dy prej tyre, nga një fshat i Durrësit, në banesë u janë gjetur sende të vjedhura, si dhe një maskë, të cilën e përdornin në veprimtarinë e tyre për t‘i shpëtuar njohjes nga drejtuesit e automjeteve, a ndonjë dëshmitar i padëshiruar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›