E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentuan të vrisnin, arrestohen pas një muaji

Një 46-vjeçar vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, pas rrahjes me një tub hekuri nga dy të rinj. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Maminasit, një muaj më parë, ndërsa policia ka kapur dje dy vëllezërit Hushi, të akuzuar si autorë të rrahjes barbare. Orges dhe Adis Hushi, përkatësisht 23 dhe 20 vjeç, nga fshati Bilalas i Manzës, akuzohen për veprën penale të vrasjes me dashje, mbetur në tentativë në bashkëpunim. Dy shtetasit u shpallën në kërkim pas ngjarjes së ndodhur më 15 shtator, si rezultat i një konflikti të çastit për motive të dobëta. Vëllezërit Hushi kanë rrahur me një tub hekuri 46-vjeçarin nga Manza R.K., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›