E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen dy të rinj shqiptarë, grabitën një banesë në Greqi



Një grabitje e përgjakshme në Greqi ka protagonistë dy të rinj shqiptarë, emigrantë prej kohësh në vendin fqinj. Bëhet fjalë për dy djem nga Shqipëria, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç, identiteti i të cilëve nuk u publikua në mediat greke. Dy emigrantët e paligjshëm gjenden përgjegjës për grabitjen që ndodhi dje paradite në Hloi Kostur të Greqisë. Nga hetimet që kreu, policia evidentoi se dy emigrantët hynë në banesën e një 55-vjeçari grek dhe pasi e qëlluan atë me hekur në kokë, e lanë të plagosur rëndë. Në vazhdim ata rrëmbyen të gjitha të hollat që gjetën në shtëpinë e viktimës së tyre dhe u larguan me shpejtësi, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes së mundshme policore. Por aventura ka marrë fund në mënyrë të padëshirueshme për dy të rinjtë shqiptarë, pasi dje, pak pas mesdite, u arrestuan dhe tani gjenden në burgun lokal të qytetit verior grek, Kostur. Ndërkohë, 55-vjeçari i plagosur u dërgua në spitalin vendor ku mjekët thanë se gjendja e tij mbetet e rëndë.

25 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›