E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarësia e Prokurorisë, Ina Rama në Samitin e prokurorëve në Bukuresht



Tiranë – Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama, merr pjesë në Samitin e 3-të Botëror të Prokurorëve të Përgjithshëm, i cili zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë. Samiti filloi dje punimet dhe do të vazhdojë deri më 26 mars. Tema qendrore e takimit është “Prokurori i Përgjithshëm – Shtylla e Sistemit Bashkëkohor të drejtësisë penale, si dhe pavarësia e Prokurorisë”. Në këtë samit kryeprokurorja Ina Rama shoqërohet nga një grup prokurorësh të Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë samit marrin pjesë prokurorë të Përgjithshëm të më shumë se 100 vendeve të ndryshme të botës. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp se konferenca mbulon aspekte të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e standardeve të përbashkëta në fushën e së drejtës penale. Tema të veçanta të prekura në këtë takim janë rritja e pavarësisë së Gjyqësorit dhe rritja e besimit të publikut në organin e Drejtësisë.

25 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›