E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet 25-vjeçarja, dyshohet se vodhi një dyqan te QTU-ja



Tiranë – Një 25-vjeçare ka dashur të vjedhë dy bluza që gjendeshin të ekspozuara në raftet ndjellëse të një butiku në QTU, por nuk ia ka dalë dot mbanë. Në morinë e kamerave që gjenden aty, më së paku njëra e ka regjistruar në çastet e vjedhjes së dy bluzave. Kjo ka vulosur dhe fundin e aventurës për 25-vjeçaren A. Ç. nga Vora, e cila tani gjendet në qelitë e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6, ku po “vuan” pasojat e veprimit të saj. Policia e Tiranës tha se arrestimi i 25-vjeçares A. Ç. u bë pasi është kapur në flagrancë në Qendrën Tregtare Univers, ku dyshohet se ka vjedhur dy bluza. Fillimisht, vajza e re është kapur nga shërbimet e sigurisë së QTU-së, të cilat më pas ua dorëzuan të dyshuarën forcave policore të Komisariatit Nr. 6 të Tiranës.

25 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›