Kapen hajdutët e banesës së tregtarit të bizhuve
22/12/2008 Akuzohen për grabitjen edhe të lokaleve
Tre të rinj njëri prej të cilëve i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes janë arrestuar nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim të banesave dhe lokaleve në Plazhin e Durrësit. Stilian Hyseni, 22 vjeç, i lindur në Cërrik e banues në Plazh, Ervis Xhafani, 21 vjeç, nga Plazhi dhe kavajasi Enver Thaçi, 23 vjeç, me banim në Plazh janë arrestuar si të dyshuarit kryesorë të vjedhjes së shtëpisë së shtetasit I. Doko. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë kur është bërë denoncimi për dhunimin e shtëpisë së Dokës. Policia, e cila i referohet grupit hetimor që ka marrë edhe prova në vendin e ngjarjes, ndërsa ka bërë të qartë se në këtë banesë familjare janë marrë sende të kushtueshme. Afro 1.5 milionë lekë mendohet të jetë dëmi që është shkaktuar nga vjedhja me dhunë e shtëpisë në të cilën janë grabitur bizhuteri si byzylykë, varëse të florinjta, vathë dhe unaza. Një pjesë e këtyre sendeve sipas policisë u janë gjetur të arrestuarve dhe kjo është e mjaftueshme për efektivat për të akuzuar të tre personat si bashkëpunëtorë në vjedhje. Shtetasi Ervis Xhafani ka qenë edhe një herë më parë i dënuar për të njëjtën akuzë. Por mbi ta policia ka lëshuar edhe akuzën e vjedhjes me thyerje edhe të disa lokaleve e banesave familjare.