Përdhunoi mbesën, vetëvaret në qeli
Katër muaj pas arrestimit për përdhunimin e mbesës së gruas var veten në qeli 46-vjeçari.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
I penduar për ngjarjen dhe i braktisur nga çdo familjar që nga momenti i ndalimit, Enver Mehmetali i dha fund jetës.
Trupi i tij u gjet i varur me çarçaf në hekurat e qelisë së paraburgimit ku ishte izoluar që nga 23 prilli, sapo ndaj tij u firmos denoncimi prej të miturës. Tashmë pritej që ndaj Mehmetalit të niste procesi gjyqësor, me akuzën e rëndë të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura, në mënyrë të përsëritur, por burri nuk ka mundur ta përballojë.
Burime të policisë së Korçës pohuan dje se i paraburgosuri u gjet i varur nga punonjësi i policisë, i cili kryente shërbimin e rojes. Të njëjtat burime saktësuan se vetëvarja e Enver Mehmetalit kishte ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ku si lak viktima kishte përdorur çarçafin e qelisë. Kur është parë se për shpëtimin e tij nga vdekja asgjë nuk mund të bëhej u njoftua grupi hetimor dhe ekspertët mjeko-ligjorë, për të përcaktuar mënyrën dhe shkaqet e vetëvrasjes. Bazuar në dëshmitë e mbledhura pohohet se në momentin e vetëflijimit po kryhej ndërrimi i rojeve të paraburgimit, ndërsa shoku i qelisë së Mehmetalit ishte larguar për në banjë. Duket se planin ekstrem për jetën 46-vjeçari nga lagjja 17 e Korçës e kishte përgatitur ditë më parë dhe sapo është gjetur i vetëm për pak çaste e ka zbatuar atë. Nga të dhënat e para të hetimit pohohet se të gjitha rrugët të shtyjnë drejt vetëvrasjes si pasojë e depresionit të shkaktuar nga ngjarja për të cilën akuzohet. Burime nga paraburgimi pohojnë se që në momentin e arrestimit e deri dje, plot 4 muaj, askush nga familjarët nuk ishte interesuar për të. Mehmetali u arrestua për marrëdhënie seksuale me dhunë me mbesën e gruas, të cilën duke përfituar nga miqësia, kishte arritur ta fuste në shtëpinë e tij. Mësohet se ai ka përfituar në dy raste, i fundit në dhjetor të vitit 2007, por vajza 14 vjeçe arriti ta denonconte nga frika se do të përsëritej një herë e tretë. Pas masës së arrestit, gjykata e la 46-vjeçarin në “burg pa afat” derisa të përfundonin hetimet. I braktisur nga të gjithë për çfarë kishte ndodhur, Mehmetali ndihej çdo ditë më i vetmuar. Duket se gjendja e tij psikike po rëndohej më tepër kur po afrohej dita kur dosja do të përfundonte në gjykatë dhe aty do të caktohej mbi fajësinë. Përballja do të ishte e drejtpërdrejtë me të afërmit e tij, gjykatën dhe opinionin e qytetit të Korçës ku jetonte ai dhe familja. Presioni ka ardhur duke u shtuar, derisa të dielën në mëngjes ka arritur deri në pikën kulmore, kur dhe u ndërmor vendimi i vetëflijimit. Dosja e vetëvrasjes së të paraburgosurit i ka kaluar prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme, për të dhënë përfundimin e plotë mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Braktiset trupi në morg
Braktisja e Enver Mehmetalit nga familja e tij që prej momentit të arrestimit është provuar dhe ditën e djeshme. Trupi i tij, pas vetëvrasjes është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore e më pas të tërhiqet nga familjarët për t’u përcjellë drejt banesës së fundit. Por deri në orët e mbrëmjes së djeshme, nga burime të spitalit mësohet se asnjë prej të afërmve të tij nuk është paraqitur për të tërhequr trupin. Pritet që policia të njoftojë zyrtarisht familjen Mehmetali, për të konfirmuar nëse varrimi do të bëhet prej tyre apo do të lihet në dorë të ndërmarrjes funerale. Lënia në burg pa afat pas arrestimit duket se ka bindur dhe familjen e viktimës se ai e ka kryer veprën e rëndë morale për të cilën akuzohej.
Arrestimi më 23 prill
Banori i qytetit të Korçës, Enver Mehmetali u arrestua më 23 prill të këtij viti, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një të mitur. Në atë kohë, policia e Korçës njoftoi zyrtarisht se denoncimi u bë në komisariat nga prindërit e 14-vjeçares S.N., e cila ishte përdhunuar dhe më pas kërcënuar nga Mehmetali për të mos treguar. “Sipas dëshmive të vajzës, ajo ishte dhunuar gjatë vitit të kaluar, në qershor dhe në dhjetor të vitit 2007, kur e mitura ishte 13 vjeçe. I arrestuari, duke përfituar edhe nga miqësia me familjen e vajzës e kishte mashtruar për ta tërhequr në banesën e tij, ku edhe ka abuzuar seksualisht me të. Më pas ai e ka kërcënuar se do t’i vriste prindërit dhe do t’i digjte shtëpinë nëse tregonte se çfarë kishte ndodhur. Frika për një herë të tretë ka bërë që e mitura të rrëfehet tek prindërit e saj, të cilët bënë kallëzimin penal”, u pohua nga policia.