E Diel, 1 Nëntor 2026

Godasin te moshuaren. Tentuan te grabisnin nuk gjeten gje

Dy të rinj të maskuar kanë hyrë në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e 70 vjecares Gjyste Radi në fshatin Shënkoll të Lezhës e cila jetonte e vetme . 2 personat e maskuar e kanë goditur të moshuarën me sende të forta në kokë në tentativë për ta grabitur por nuk kanë gjetur asnjë shumë të hollash në banesën e saj.

70 vjecarja Radi është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e qytetit.Ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje ka mundur të mbledhë prova dhe informacion për identitetin dhe vendndodhjen e grabitësve të cilët janë Amaros Deda, 22 vjeç dhe Fatmir Lika,22 vjeç, që të dy banues në fshatin Shënkoll të rrethit Lezhë.Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 autotomatik dhe 1 pistoletë që i mbanin pa leje me të cilat mendohet se kanë kryer edhe tentativën për grabitje.

Ky është rasti i dytë brenda këtij viti pas atij në fshatin Lalm i Ri që në Lezhë grabiten me dhunë banesat e emigrantëve,në të cilat banojnë të moshuar.

Lindita Kokaj  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›