E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor betohen para Moisiut

00/00/0000  Presidenti i Republikës dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Alfred Moisiu, gjatë ceremonisë së betimit të tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, tha se “kërkoj nga ju që të jeni vërtet ekzigjentë në gjykimin e të gjitha ankesave që do t’ju vijnë, në mënyrë të tillë që jo vetëm të kërkoni zbatimin me rreptësi të kërkesave ligjore, por, në të njëjtën kohë, të ngrini lart emrin e gjyqtarit shqiptar. Me këtë rast, unë ju uroj dhe përgëzoj për angazhimin tuaj në këtë detyrë kaq të lartë me kaq përgjegjësi, duke i dhënë një vend të merituar gjyqësorit shqiptar për drejtësinë e munguar”. Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit quhet i konstituar dhe qëndron i mbledhur deri në përfundim të gjykimeve ose të kalimit të afateve të ankimit, lidhur me procesin zgjedhor aktual.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›