E Hënë, 2 Nëntor 2026

Toska, pastron parullat në Kombinat

00/00/0000  Kandidati i Partisë Socialiste në zonën e Kombinatit, Igli Toska, ka ndërmarrë dje një fushatë pastrimi për të gjitha parullat të shkruara në favor të kandidatëve për garën elektorale të 3 korrikut. Toska, duke drejtuar një grup të rinjsh, ka filluar të pastrojë të gjitha parullat nëpër muret e pallateve të Kombinatit. Sipas ministrit aktual të Rendit Publik, “kjo nismë e ndërmarrë këtë javë do të vazhdojë edhe javët e tjera, duke ndërgjegjësuar të gjithë opinionin që vetëm kjo është mënyra që duhet të punojmë me njëri-tjetrin për një Kombinat të pastër pa mbeturina dhe pa zhgaravina”. Disa ditë më parë, në Kombinat është shënuar dhe incidenti i parë për parullat që kandidatë të partive të ndryshme bëjnë në muret e qytetit, duke çuar deri në arrestim të vëllait të kryetarit të PD-së për këtë zonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›