Prifti: Jam deputet i sigurtë për LSI
00/00/0000 Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar shtatë deputetët e Qarkut të Fierit. Deputeti aktual në zonën elektorale numër 72, Dritan Prifti, ka shprehur sigurinë për fitoren në këto zgedhje. Sipas tij, “që tani LSI ka një deputet të sigurt. Dy ditë më parë, Doktor Berisha gjeti ditën e papërshtatshme për të shpallur kandidatin e tij të premten e zezë, pa menduar se ne kemi pashkët të dielën dhe këtë ditë e kemi ters. Që nga dita duket qartë rezultati që do të ketë ky kandidat”. Ndërsa, për sa i përket kandidaturës së PS-së, prefektes Rajmonda Stefa, Prifti nuk ka ngurruar që të shprehë prioritetin që ka karshi saj. “Distanca është e madhe me Stefën, si në mënyrë arsimore, ashtu dhe kulturore. Ajo e ka filluar me një egërsi të madhe, duke sharë, pa haruar që është femër dhe humb shumë vlera. Kështu që jam i vetmi që do të kandidojë dhe do të fitojë, pasi mbi të gjitha unë jam një deputet i njerëzve dhe këtë e kam treguar kur i jam gjendur banorëve të Libofshës për këto katër vjet që kam qenë deputet”. Në Qarkun e Fierit, LSI-ja ka zyrtarizuar dhe emra të tjerë si Haxhi Kalluci, në zonën 66, Vezire Dushi, juriste në zonën 67, Asqeri Ruko, agronom në zonën 68, Bardhi Meli, inxhinier në zonën 69, Bardhyl Faskon, zonën 70, dhe Halo Kërri, mjek kirurg në zonën 71.