Autobusi shtyp kopenë me dele, policia në kërkim të autorit
Gjirokastër
Një autobus që lëvizte me shpejtësi në autostradën Gjirokastër-Tepelenë ka aksidentuar kopenë me dele, të një bariu nga fshati Humelicë i Gjirokastrës dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja rrugore ka ndodhur rreth orës 05.00 të së dielës, në afërsi të Urës së Kardhiqit. Bariu ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka ngritur postblloqe për të bërë kapjen e automjetit që shtypi bagëtitë. Por me gjithë përpjekjet, nuk është bërë identifikimi i automjetit dhe shoferit që shtypi bagëtinë.