E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks i lartë lëvizjesh, situata nën kontroll

Kakavijë

Fluks lëvizjesh nga pika doganore e Kakavijës. Gjatë ditës së shtunë dhe të diel, në këtë stacion kufitar është shënuar një shifër rekord kalimtarësh, që sipas autoriteteve të policisë kufitare kanë arritur në 12 mijë. Lëvizja e emigrantëve që kthehen me pushime dhe shkojnë në drejtim të familjarëve dhe të afërmve të tyre në zona të ndryshme të vendit ka përvijuar në fundjavë pa probleme dhe radhë të gjata pritjeje. Ndërkaq, sipas burimeve zyrtare të policisë kufitare, krahas emigrantëve shqiptarë, pjesë e këtij fluksi në hyrje të tokës shqiptare kanë qenë edhe turistë të huaj, kryesisht grekë, të cilët dëshirojnë të kalojnë disa ditë pushime në Shqipëri. Gjatë kësaj vere nëpërmjet pikave kufitare të Kakavijës, Drinadhës dhe asaj të Tri Urave në Përmet kanë hyrë në Shqipëri rreth 80 mijë persona.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›