Tragjedia e 9 janarit familjaret ne proteste te zbardhet ngjarja
SHKODR - Familjare te tragjedise se 9 janarit po protestojne sot ne Tirane ku kerkojne zbardhjen e plote te ngjarjes. Protesta e tyre ka nisur para Ministrise se Drejtesise dhe do te zhvendoset me pas para Kryeministrise. Familjaret kerkojne hetim te funksionareve te larte te shtetit si pergjegjes per tragjedine pasi sipas tyre shteti kishte mundesi ti shpetonte. Protesta eshte paraljameruar dite me pare dhe eshte organizuar nga shoqata 9 Janari dhe shoqata Iliria. Me 9 janar te vitit 2004 humben jeten 28 persona nga te cilet 8 rezultojne te zhdukur. Tragjedia ndodhi ne brigjet e Karaburunit ne Vlore ndersa viktimat po tentonin te shkonin drejt Italise.
Nje dite me pare kryetari i shoqates 9 Janari Nikolle Mhillaj u shpreh se jemi te vendosur deri ne vdekje per te zbardhur kete tragjedi kete vrasje te femijeve tane ne kufi qe ndodhi me 2004-n. Ata kerkojne sensibilizim te strukturave te larta te shteti pasi te verteten nuk e zbardhen as gjyqet e bera.
Ne Gjykaten e Shkodres eshte depozituar nje tjeter padi nga familjaret e viktimave dhe te zhdukurve te kesaj tragjedie. Per te deshmuar ne Shkoder ka qene dhe ish-zevendeskomandanti i flotes detare ne detyre me 9 janar 2004 kur dhe ndodhi tragjedia Bektash Petroshati.
Sipas tij ka fakte shkresore e zyrtare qe ngarkojne me pergjegjesi pushtetin e asaj kohe per shperdorim detyre me pasoje vdekjen e 28 personave dhe fshehje te krimit. Une si ushtarak deri tani kam deshmuar vetem ne institucione ndersa tani do te deshmoj dhe para gjykates. Ka deshmi zyrtare shkresore qe do ti bej publike ne gjykate.
Ne gjyqet e zhvilluara eshte gjykuar vetem trafikimi i qenieve njerezore dhe jo shperdorimi i detyres pasi kjo do te perfshinte zyrtare te larte te shtetit te atehershem por qe dhe sot jane ne majat e shtetit- tha ai. Tragjedia e 9 janarit 2004 eshte e vecante pasi viktimat dhane alarmin kerkuan ndihme dhe shteti jo vetem nuk u tregua i afte por ka prova se ai vete ishte krimi jane shprehur te aferm te viktimave 8 prej te cileve nuk u jane gjetur as trupat.