E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Politikanet te negociojne

/ /

Zv.ndihmessekretari amerikan i Shtetit per Europen Tomas Kantrimen ne nje interviste per Zerin e Amerikes thote se politikanet ne Shqiperi duhet te jene ne gjendje te negociojne me njeri-tjetrin dhe ti zgjidhin problemet vete ne menyre demokratike permes dialogut dhe kompromisit. do vonese ne kete drejtim- shton zyrtari i larte amerikan- demton imazhin e vendit ose afatin per te hyre ne BE. Shqiperia u be anetare e NATO-s pasi plotesoi standardet e Aleances per nje demokraci parlamentare europiane. Qe nga ajo kohe ngerci me zgjedhjet dhe mospjesemarrja brenda sistemit politik shqiptar ka demtuar jo vetem emrin e Shqiperise por edhe mundesine e saj per te ecur perpara drejt integrimit europian per tu bere anetare e BE-se. Si anetare e NATO-s dhe si nje vend qe thote se eshte i gatshem te filloje negociatat me Bashkimin Europian shqiptaret duhet te jene ne gjendje te negociojne me njeri-tjetrin dhe ti zgjidhin problemet vete ne menyre demokratike permes dialogut dhe kompromisit. do vonese ne kete drejtim demton imazhin e vendit ose afatin per te hyre ne BE u shpreh Kantrimen. Sipas zv.ndihmessekretarit amerikan te Shtetit per Europen partite politike duhet te japin kontributin e tyre per te garantuar zhvillimin e zgjedhjeve sa me demokratike duke nisur nga permiresimi i Kodit Zgjedhor. OSBE-ja ne raportin e saj per zgjedhjet e 2009-s beri te qarte se cduhet te bejne partite per te permiresuar procesin zgjedhor. Ka me duket 31 rekomandime konkrete. Me e rendesishmja eshte e para qe partia ne pushtet te tregoje vullnetin e nevojshem politik per te zhvilluar zgjedhje te besueshme. shte kjo kerkese e pare si edhe te tjerat qe ende nuk jane zgjidhur nga partite drejtuese ne Shqiperi. Se dyti per sa u takon zgjedhjeve dua te permend rastin e zgjedhjeve te muajit te kaluar ne Kosove. Une isha vete atje. Keto ishin zgjedhjet e para qe pas pavaresise. Nuk ishin me te mirat prandaj nje pjese po perseriten te dielen. Por ajo qe me beri pershtypje te madhe ishte fakti qe mbi 30 mije qytetare te Kosoves kishin dale vullnetare per te sherbyer si vezhgues te pavarur per te garantuar pastertine e zgjedhjeve. Do te doja qe edhe ne Shqiperi te fillonte tani nje proces ku 30 60 apo 90 mije qytetare te sherbejne si vezhgues zgjedhjesh per diten e votimeve. shte nje detyre qe nuk i takon vetem komunitetit nderkombetar por u takon vete qytetareve te dalin e te vezhgojne vete zgjedhjet e tyre qe ato te jene te drejta dhe te pastra. Pikerisht ketu mund te ndihmojne Shtetet e Bashkuara u shpreh Kantrimen. Duke vleresuar punen e KQZ-se zv.ndihmessekretari amerikan i Shtetit tha se institucioni qendror vetem po zbaton ligjin ne procesin e djegies se fleteve te votimit. Mendoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere punen ne baze te rregullave te tij. Ka ndjekur procesin e nevojshem per te arritur ne kete vendim. shte e rendesishme per te gjitha partite dhe anetaret e komisionit te marrin pjese ne kete proces u shpreh Kantrimen.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›