Iu përmbajta bindjeve të mia të majta - në PS ka filluar gjuetia e shtrigave
Durim Hushi flet për kalimin e tij te LSI
“Unë nuk bëj pjesë në merkaton ku duhet të bëjë lëvizje nga një parti në tjetrën”.
Kështu u shpreh politikani dhe deputeti i njohur në disa legjislatura Durim Hushi, lidhur me lëvizjen e tij nga PS për tek LSI. Nisur nga situata politike dhe klima aspak normale në Partinë Socialiste, Hushi tha se bëri një zgjedhje që i përputhej bindjeve të tij politike.
Ai foli për zgjedhjen e tij, duke e mbështetur në dy pika strategjike, lidershipi dhe programi i LSI-së.
“Që nga korriku i 2007, e deri më sot kam pasur mundësi të monitoroj. Arsyet pse zgjodha LSI-në ka të bëjë me lidershipin dhe programin e LSI-së. Që nga viti 1991, që kam qenë në PS, kam takuar Ilir Metën dhe kam qenë anëtar i forumit më të lartë të PS, kam qenë kontribuues në PS. Zgjedhja ime ka të bëjë me programin, që mund ta asimiloja më mirë, pasi vinte nga një parti e majtë”.
Ndërkaq, lëvizjen e ish-anëtarit të Asamblesë së PS, Ylli Manjani, Hushi e vlerësoi si një të drejtë te njeriut, ku çdo kush duhet ta mbrojë.