E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një shofer i dehur aksidenton rëndë policin

Një polic ka mbetur i plagosur nga një aksident rrugor, pasi është përplasur nga një shofer i dehur. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë. Alfred Stafa, 28 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr. 6 të Tiranës, ka qenë duke kryer detyrën në rrugën "Besim Alla", kur pranë tij në rrugë ka ardhur një mjet "Mercedes Benz" me shpejtësi. Mjeti i drejtuar nga Ruzhdi Kuçi, 32 vjeç, ka përplasur efektivin e policisë, i cili më pas është dërguar në spital. Shoferi është shoqëruar në polici dhe i është bllokuar mjeti me targa TR3959K. Policia tha se shoferi ka qenë në gjendje të dehur dhe do të ndiqet penalisht për këtë aksident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›