Protestojnë punëtorët e Kurum-it, firma tentoi t’i kalojë në asistencë
22/02/2012 Kryesindikalisti Tafë Koleci: Ka ende politikanë që marrin pagë nga Kurum
ELBASAN- Metalurgët kanë protestuar këtë herë para dyerve të firmës së prodhimit të çelikut Kurum në Elbasan duke kërkuar respektimin e kontratës kolektive për pagesën 60% të rrogave gjatë muajit të protestës nga kjo kompani. Kryetari i sindikatës së punëtorëve pranë kësaj firme tha se firma duhet të respektojë kontratën kolektive të punës, pasi këto ditë nga përfaqësues të firmës ka pasur tentativa për t’i nxjerrë në asistencë duke dërguar një shkresë në zyrën e Punës.
Premtimet
Ndërkohë kryetari i sindikatës kimi-metalurgji Tafë Koleci tha se punonjësit kanë plotësisht të drejtë dhe nga një takim me drejtues të Kurum u premtua se të premten do të jepen pagat e punonjësve nga firma. Ai theksoi se sindikata bashkë me punëtorët do të protestojë derisa të dëgjohet zëri i tyre. “I është kërkuar ministrit të Ekonomisë, Naço, dhe Kryeministrit të ndërhyjnë që Kurum të fillojë punën. Shteti duhet t’i japë 6 muaj kohë kompanisë të sigurojë energjinë, pasi aktualisht çmimi në treg është mjaft i lartë. Është e vërtetë se kostoja e firmës është e madhe për të mbajtur punëtorët me ndaljen e prodhimit, por ne kërkojmë që kjo fazë mos të zgjasë e të arrihet një marrëveshje. Ne nuk bëhemi palë as me kompaninë dhe as me shtetin. Sot e kësaj dite ka politikanë që marrin ende paga nga firma Kurum. Këto paga t’i kalojnë punëtorëve që ushqejnë familjet me punën e tyre. Për pasojë, sipas tyre, drejtuesit e Kurum-it i kanë dërguar shkresat zyrës së punës, për të shkarkuar metalurgët. “Kanë dërguar letrat pranë zyrës së punës, për të na shkarkuar nga puna. Ne nuk kemi firmosur asgjë e për pasojë zyra e punës i ka kthyer shkresat mbrapsht. Nëse ndodh një gjë e tillë, të gjithë ne dalim në asistencë, gjë që nuk e dëshirojmë. Në rast se ndodh diçka e tillë dhe na rimarrin në punë, atëherë ne na zbritet rroga dhe nisin punën si metalurgë fillestarë e jo si profesionistë. Ky është abuzim”, u shpreh metalurgu Adrian Cane.
Pa paga
Metalurgët kërkojnë likuidim të pagës për muajin janar. Sipas tyre, kompania ende nuk i ka paguar për lejen e zakonshme të vitit 2011. Gjithashtu, ata ende nuk kanë marrë pagat për pjesën tjetër të ditëve të mbetura. Një tjetër metalurg, Agim Duro, u shpreh se ka 25 vjet që punon këtu. Ai është invalid, pasi ka humbur dy gishta gjatë procesit të punës. Por kjo, sipas tij, nuk është marrë parasysh nga kompania, së paku për të mos e larguar nga puna. “Puna në metalurgji është i vetmi burim të ardhurash në familjen time. Paga këtu nuk është e mjaftueshme, por nëse Kurum na nxjerr në rrugë, nuk e di se çfarë do të bëhet me ne”, u shpreh Duro. Metalurgët kërcënojnë se nëse kompania nuk shlyen pagat, protestat do të përshkallëzohen deri në grevë urie. Rreth 700 punëtorë kanë ndërprerë punën, pasi firma pezulloi prodhimin për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga OST. Firma duhet të merrte masat për furnizimin me energji në tregun e lirë, por e gjetur e papërgatitur ajo ka vendosur të pezullojë punën duke kërkuar shtyrjen e këtij vendimi derisa të sigurojë burimin e energjisë. Punëtorët kanë protestuar për disa ditë me radhë dhe aktualisht rrezikojnë të dalin në asistencë nëse kompania nuk rifillon punën.