Kapen në një frigorifer 25 celularë tek Burgu 313
Aparatet celulare janë kapur të montuar brenda një frigoriferi që kishte adresë qelinë e nje të burgosuri. Ndërkohë kanë nisur hetimet për një skemë të re te futjes se celularëve në burg, atë nëpërmjet pajisjeve elektroshtëpiake
TIRANE-Plot 25 celularë janë kapur para se të futeshin në burgun e Sigurisë së Lartë në Tiranë. Ndërkohë kanë nisur hetimet për një skemë të re, për futjen e celularëve në burg, atë nëpërmjet pajisjeve elektroshtëpiake.
Efektivët e sigurisë së burgut kanë kapur sot 25 aparate celulare të tipit të fundit teksa familjarë të të burgosurit Mondi Molliu. Burime nga policia e Burgut 313 bënë të ditur se aparatet celulare janë kapur të montuar brenda një frigoriferi që kishte adresë qelinë e të burgosurit Molliu. Pas kësaj janë shoqëruar për në policia familjarët e Molliut ndërsa është vënë nën masa të rrepta siguri dhe vetë i burgosuri. Pritet të zbardhen më shumë të dhëna rreth celularëve se kush ishin porositësit dhe se kush do ishin kontaktet e tyre.
Celularët konsiderohen mjete rreptësisht të ndaluara në burgjet shqiptare. Nuk është hera e parë që tentohet futja e celularëve apo lëndëve narkotike.
Në datën 9 tetor u arrestua një 22 vjecare në flagrance nga shërbimi i sigurisë dhe i kontrollit të sendeve të Burgut Numër 313 ndërsa tentonte ti kalonte të fejuarit të saj disa telefona celular. 22 vjecares nga Durrësi i janë gjetur gjatë kontrollit 36 telefona të fshehur në lavatricen që tentoi ta fusë në qelinë e të fejuarit.
Ndërkohë policia ka nisur hetime intensive për skemën e re që po përdoret për futjen e mjeteve të ndaluara në qelitë e burgut të sigurisë së lartë.
(d.b/BalkanWeb)