Në Serbi funksionon drejtësia selektive e themeluar në principin etnik

Këtyre ditëve, Këshilli për Krime Lufte i Gjykatës së Qarkut në Beograd liroi nga akuzat dy ish pjestarë të policisë së Serbisë si të pafajshem për pjesëmarrje në vrasjën e tmershme të tre vëllëzërve Bytyqi më nënshtetësi amerikane në Petrovo Selo të Serbisë më 9 korrik 1999.Vëllëzërit Bytyqi ishin pjestarë të UÇK-së, të cilët ishin arrestuar në korrik të vitit 1999 duke kaluar kufirin e ish-Jugosllavisë.Pas lirimit të të akuzuarve për ekzekutimin e tre shtetasve amerikanë , ambasada e SHBA në Beograd ka shprehur shqetësimin dhe ka kërkuar që vrasësit e vëllezërve Bytyqi të marrin dënimin e merituar.Rasti i lirimit si të pafajshem të këtyre dy ish pjestarëve të policisë serbe , flet së Serbia e Tadiqit edhe përkundër hapërimit në shekullin 21 nuk është liruar nga urrejtja patologjike kunder shqiptarëve.Vetë fakti së ky procës gjyqësor është mbajtur në Serbi, paraprakisht është ditur së një gjykim i tillë do të jetë vetëm farsë, e asgjë me tepër.Me këtë rast vjen deri të përfundimi së në Serbi funksionon drejtësia selektive e themeluar në principin etnik.Nuk është çudi lirimi i këtyre dy kriminelëve, kur dihet se edhe me mijëra kriminelë të tjerë serbë po shetisin lirshem.Të gjitha arrestimet e kriminelëve ishte dashur ti bëjë TPI-ja e cila zatën edhe është formuar për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.Shumë materjale nga KMLDNJ-të e Kosovës për krimet e serbëve në Kosovë janë deponuar nëpër gjykata përkatëse dhe i janë dërguar edhe TPI-së .Por me gjasë këto materjale i ka mbuluar pluhuri i harresës në sirtarët e Gjykatës së Hagës . Serbia në njerën anë po i mbron kriminelët e vet, ndërsa në anën tjetër , filloi më gjykimin e montuar të 17 shqiptarëve në gjykatat speciale për krime lufte në Beograd.Zor se „Grupi i Gjilanit“ do të mbetet pa u dënuar nga gjykata e njëanshme e Beogradit. Mos të flasim për provokimet dhe burgosjët e çdo ditëshme që po iu bëhën shqiptarëve në Kosovën Lindore nga policia e Serbisë.Dihet së kjo fushatë antishqiptare e regjimit të pareformuar të presidentit Tadiq, por bëhët kur nuk ka mbetur edhe shumë kohë që GJND-ja do të vërtetoj legjitimitetin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës. Serbia për dy muaj ka arritur të stopoj njohjet e reja të shtetit të Kosovës duke lobuar parreshtur të vendet e painkuadruara, ku ky shtet çuditërisht ende ka ndikim. Presidenti i Serbisë Boris Tadiq është shprehur i sigurt që, pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës, do të krijohet mundësia e vazhdimit të bisedimeve të Beogradit dhe Prishtinës për arritjën e një kompromisi për çështjën e statusit.Tadiq pa fije turpi gënjeu siq gënjyen rregullisht serbët , kur tha se ka kërkuar falje popujve të tjerë në ish -Jugosllavi për krime. Edhe struktura e BE-së kohën e fundit siq dihet bëri shumë favore në dobi të Serbisë e në dëm të Kosovës . EULEX-si bukur shumë i kritikuar , kësaj të merkure ka arrestuar katër serbë nga komuna e Novobërdës që po drejtohet nga strukturat ilegale kriminale serbe,si të dyshuar për krime të luftës.Kjo ka ngjallur sa dopak shpresat së më në fund do të arrestohet ndonjë kriminelë serbë dhe se do të funksionon drejtësia e vonuar ndërkombëtare...
...