E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës-Tropojë, bie bora e parë, paralajmërohet dimri

Reshjet e dëborës përfshinë fshatrat e zones se Kukesit, që ndodhen në lartësinë e mbi 1000 metrave mbi nivelin e detit si dhe komunën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës. Bora ra ne oret e para te mengjesit 

KUKËS-Reshje dëbore përfshinë në orët e para të ditës së sotme zonën verilindore të Kukësit, duke paralajmëruar afrimin e Dimrit në muajin karakteristik të Vjeshtës.
Reshjet e dëborës përfshinë fshatrat e kësaj zonë, që ndodhen në lartësinë e mbi 1000 metrave mbi nivelin e detit si fshatrat e komunave të Shishtavecit, Kalisit, Arrnit e Grykë Çajës të rrethit të Kukësit si dhe komunën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës.
"Trashësia e dëborës në disa prej fshatrave të këtyre komunave ka arritur deri në 10 centimetra, por nuk ka ndonjë shqetësim për banorët.", thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencave civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Sipas tij, të gjitha akset rrugore që lidhin fshatrat me qendrat e këtyre komunave janë të kalueshme edhe pse si rrjedhojë e reshjeve të mëdha të shiut që përfshinë këtë zonë, lëvizja e mjeteve në disa akse rrugore rurale është vështirësuar.
Ndërkohë bëhet e ditur se të gjitha akset rrugore rurale janë të kalueshme nga automjetet.
Gjatë stinës së dimrit zona e Kukësit përfshihet nga reshje të dendura bore, të cilat me raste krijojnë vështirësi në kalimin e mjeteve në akset rrugore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›