E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyqet bëjnë vezë në folenë e bufit

“Ora News”, duke transmetuar të fotografuar nga lart mitingun e Partisë Socialiste të 10 tetorit në emisionin e lajmeve të dt.11, zbuloi të vërtetën e montimeve dhe falsifikimeve të Edi Ramës e mashtruesve që i shkojnë nga pas. I gjithë opinioni shqiptar ka parë me sytë e tij pafytyrësinë dhe lakuriqësinë e propagandës social-komuniste, sikur në atë miting paskan marrë pjesë mijëra vetë. Ndërkohë e kundërta rezulton e vërtetë, se mitingun aq shume të trumbetuar nga Rama e injoruan masivisht qytetarët dhe posaçërisht socialistët e Tiranës, bile shumë edhe nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Edhe tek autobusët e ardhur nga rrethet, spikatën të punësuarit e PS në pushtetin vendor. Është vertetuar katërcipërisht se në miting morën pjesë më pak se 3 mijë veta. Edhe montazhet për ta paraqitur mitingun ashtu siç dëshironte Edvini, nuk bënë fajde. Gënjeshtra se mblodhi 20 mijë firma për hapjen e kutive, tashmë është mashtrimi i radhës që kurrkush nuk e beson. Duke parë gjendjen ku është katandisur, Rama tanimë nuk ka asnjë mundësi të provokojë protesta të tjera ashtu siç vetëdeklaron. Këto janë më së shumti vetëm lojëra fjalësh dhe hi sysh për socialistët. Në këtë gjendje, gjithnjë e më shum po i shtrëngohet dara prej revoltës ne rritje brenda PS-së, të cilët kërkojnë largimin e tij nga politika. I gjithë opinioni është i bindur se ka të bëjë me një të sëmurë psikik.  Nuk është për t’u çuditur se si Edi Rama zgjodhi Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, kur shoqëria e ka për detyrë të përkujdeset më shumë se ditët e tjera ndaj njerëzve me probleme psikike, të organizonte protestë në kërkimin imagjinar të votave që “ia paskan vjedhur demokratët”. Mundet të jetë instinkti që Edi Ramën e ndjell të bëjë gjithnjë e më tepër publike gjendjen e vet mendore, tani që duket se i eshte perkeqesuar. Mjeket flasin se terminologji e tillë përdoret kur kapërcehet stadi i “skizofrenisë së vazhduar” në një “psikopati reaktive”.

Kemi dëgjuar rëndom në ambiente të ndryshme kur bëhet fjalë për diktatorin Hoxha dhe propagandën komuniste, teksa thuhet se “ai u hodhi njerëzve trutë e gomarit”. Në këtë këndvështrim, vetiu të lind pyetja: “a është e mundur vallë që Edi Rama t’u hedhë trutë e gomarit socialistëve të Shqipërisë”. Sipas llogaritjeve të Edvinit, tashmë kundërshtarë të tij janë edhe qindra-mijëra komisionerë të Qendrave të Votimit, qindra e mijëra numërues e vëzhgues - përfaqësues të Partisë Socialiste anekënd Shqipërisë. Duke qenë se këta që konsiderohen si formacioni më i besueshëm i kësaj partie dhe ja paskan vjedhur votat, sipas kësaj llogjike i bie se Edi Rama ka mbetur i vetëm në një luftë imagjinare si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Thirrjet e Ramës në miting për dënimin e atyre që i kanë vjedhur votën, do të thotë sipas logjikës së këtij skizofreni politik, se qindra e mijëra komisionerë të PS të dënohen e të burgosen.

Nga ana tjetër kërkesa e Ramës për hapjen e kutive të votimit nuk është asgjë tjetër vetëm një alibi, një mashtrim, një tymnajë sa për të justifikuar humbjen, duke kundërshtuar presionin në rritje në të gjithë Shqipërinë, i cili kërkon largimin e tij nga politika. Tani për çdo qytetar është më se e qartë se Edi Rama me orvatjen për të mbajtur peng opozitën, jo vetëm po shkatërron aspiratën e socialistëve për një PS të modelit europian, por po bëhet një rrezik real edhe për ngadalësimin e reformave që kushtëzojnë lëvizjen e lire të shqiptarëve në hapsirën “Shengen”. Duke kërkuar hapjën e kutive të votimit - kur për procesin zgjedhor është shprehur faktori ndërkombëtarë, OSBE/ODIHR me qindra vëzhgues vendas e ndërkombëtarë, si dhe KQZ e Kolegji Zgjedhor - ai dëshiron të sajojë një precedent të rrezikshëm, po ndjell një anarki pa mbarim. Kur do të përfundonte një proçes zgjedhor, nëse edhe mazhoranca që aktualisht sot ka pushtetin do të kërkonte që të hapeshin kutitë e votimit për disa qarqe të tjera... dhe kështu pambarim forca të tjera politike? Demokracia ka ligje strikte që duhen zbatuar.... Thirrjet e vazhduara të ndërkombëtarëve janë një apel për mbarë opinionin demokratik, por veçanërisht për socialistët shqiptarë, se Edi Rama duhet ndaluar në aventurën e vet të çmendur. Këtë domosdoshmëri, në fakt po e kuptojnë edhe socialistët. Prandaj edhe mitingu i PS ishte një përvijim i njerëzve të ngurtë e të pamotivuar, që nuk dinin se përse në të vertetë ndodheshin aty. Ishte krejt një si procesion i njerëzve të zhgënjyer që shikonin e dëgjonin të habitur marrëzirat e “mizave në bishtin e kalit”, të Skënder Gjinushit, Paskal Milos, Erjon Velisë, apo edhe ndonjë tjetri të vetëquajtur të djathtë, që ka vetëm pak miza në kosherën e tij dhe që shkon e bashkohet me Edi Ramën në të quajturin “Forum për Demokraci”. Menduan vetëm një ditë më herët se kishin parë në ëndërr ’97-n, prandaj vrapuan tek Edi Rama. Por aty mbetën me gishtin në gojë, kur pane dhe dëgjuan njerëz që i kishte lënë mendja. Janë pikërisht këta, Gjinushi, Milo, etj, që deklaruan menjëherë pas zgjedhjeve se Edi Rama e PS u kishte vjedhur votat. Tani këto monstra të mbetura fillikat në politikën shqiptare shkojnë për të bërë vezë në folenë e Edi Ramës si qyqet në folenë e bufit. Në përpjekje për të justifikuar pjesëmarrjen e vogël në miting, Erjon G99, deklaroi se “në Krujë ishin një grusht njerëzish që mundën turqit, ishin një grusht studentësh që rrëzuan diktaturën”. Në këtë gjendje Avokatit iu kyç goja për të bilbilosur dhe nuk i bënë këmbët të ngjiste shkallët e podiumit

Në analogji për këtë gjendje të krijuar në të majtën ish-komuniste, në hapje të mitingut të PS në kohën kur gazetarja e një televizioni të paguar nga Rama po komunikonte me studion qendrore, në sfond u paraqit një i sëmurë psikik - një burrë i imët i njohur nga i gjithë publiku i Tiranës, si “polici i trafikut”, i cili jepte e merrte tërë ditën e ditës gjoja duke disiplinuar makinat që kalonin në Rrugën e Kavajës. Teksa gazetarja fliste, i sëmuri psiqik përplaste në duar një flamur të bërë shuk nën ritmet e një muzike që vinte nga podiumi i mitingut. Turma e grumbulluar në shesh - për hir të së vërtetës - kishte marrë pamjen e një procesioni mortor. E duhet thënë si konkluzion se mitingu i Edi Ramës, i trumbetuar aq shumë, dështoi në rradhë të parë nga bojkoti që i bëri populli i Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›