Obama, njeriu qe mezi pret te behet president
Në vitin 1916, Presidenti Woodrow
Wilson synonte rizgjedhjen si
President, ndërkohë që Shtetet e
Bashkuara po "piqnin" idenë për të marrë
vendimin e rëndësishëm të futjes në
Luftën e Parë Botërore. I kapur nga ankthi
për të shmangur një boshllëk të mundshëm
në qeverisjen e vendit nëse do të
kishte humbur zgjedhjet, ai përvijoi një
plan sekret. Në rast humbjeje, Wilson vendosi
që të emëronte menjëherë kundërshtarin
e tij republikan si Sekretar të
Shtetit. Më pas, Presidenti dhe zëvendëspresidenti
do të tërhiqeshin
dhe Sekretari i ri i Shtetit, sipas ligjeve
të Kushtetutës, do të bëhej President.
Por plani nuk u zbatua kurrë,
sepse Wilson fitoi në zgjedhje. Mirëpo
problemi i tranzicionit të pushteteve
nga presidenti i vjetër tek i riu
është një problem që vazhdon edhe
sot. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës
kanë vetëm një qeveri dhe një President",
deklaroi Obama në shfaqjen e tij
të parë publike, pasi mundi kundërshtarin
republikan më 4 nëntor. Kësisoj ai tregoi
respekt ndaj Bushit, që sipas Kushtetutës
do të vazhdojë t‘i thërrasë "shtëpi"
Shtëpisë së Bardhë deri në datën 20
janar të vitit 2009 dhe do të ketë deri
atëherë kontrollin e kodeve bërthamore
të vendit. Por sa thamë më sipër, i përket
datës 5 nëntor. Tani gjërat kanë ndryshuar.
Thuajse 5 javë më vonë, me Amerikën që
po përballet përditë me kriza të reja, Bush
është ende në Shtëpinë e Bardhë, edhe
pse pa luajtur ndonjë rol të dukshëm.
Obama ka të drejtë kur thotë se SHBA-ja
ka vetëm një qeveri, vetëm se në shumë
drejtime ajo aktualisht po drejtohet nga
Obama dhe nuk ndodhet në Washington
DC, por në një godinë në të dalë të Shëtitores
Miçigan, ku ndodhet edhe zyra tranzitore
e Presidentit. Tranzicionet e pushtetit
janë kalime të çuditshme dhe jo
vetëm për Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, por edhe kudo gjetkë, veçse aty
ky proces zgjat më shumë, plot 11 javë, por
asnjëherë më parë situata nuk ka qenë e
komplikuar si sot. Të paktën asnjëherë më
parë një President në ikje nuk ka qenë kaq
pak popullor sa Bush. Sot Amerika nuk i
kushton më vëmendje asaj çka ai bën dhe
mezi pret ta heqë qafe. Përveç blerjes së
një shtëpie në Dallas, aktiviteti i Bushit
këto ditë ka të bëjë me intervista vetëjustifikuese
në media për periudhën
e 8 viteve në qeverisje, si dhe me
marrjen e disa vendimeve që ai pret
të vazhdojnë të ndikojnë në politikën
amerikane edhe pas largimit
të tij, por për asgjësimin e tyre ka
menduar stafi i Obamës. E ndërsa
ai po e lë pak nga pak pushtetin,
shumë spekulime kanë dalë në
lidhje me emrat e të burgosurve të
cilëve ai do t‘u dekretojë faljen. Por ka
edhe një tjetër arsye që tërheq vëmendjen
e njerëzve dhe është pikërisht
kjo periudhë e pastabilizuar e plot rreziqe
tranzicioni pushtetesh. Kriza ekonomike
globale nuk pritet ta respektojë ritmin e
Kushtetutës amerikane, sikundër ndodhi
edhe në periudhën e Depresionit të
Madh në vitin 1933. Në një moment si ky,
kur sytë e të gjithëve i janë drejtuar për
zgjidhje e përgjigje qeverisë, ideja se nuk
ekziston qeveri mund të krijonte një panik
të madh. Në kohë të tilla të turbullta,
një tranzicion 77-ditor duket i gjatë sa një
jetë. "Kriza ka të bëjë me faktin se e vjetra
po vdes, ndërsa e reja nuk po arrin të lindë
dot", shkruante në një nga librat e tij Antonio
Gramshi, politikan dhe mendimtar
italian. "Në këtë periudhë tranzicioni
shfaqen shumë simptoma sëmundjesh",
vazhdon ai. Por këto fjalë të thëna në vitet
‘30 tingëllojnë aktuale edhe sot, sidomos
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në
kryeqendrën e kapitalizmit botëror. Llogaritja
e Obamës është se, nëse zhvendosja
do të bëhet shpejt, "simptomat e
sëmundjes" mund të mbahen nën kontroll.
Për këtë shkak, tranzicioni i tij mund
të konsiderohet si një model i shpejtësisë
dhe efikasitetit. Që kur u zgjodh më 4 nëntor,
një skuadër prej 500 njerëzish janë ditë
e natë në punë për të përballuar kalimin e
pushteteve. Në rastin e Obamës duket se
gjithçka është përgatitur që para se ai t‘i
fitonte zgjedhjet. Madje si proces ka nisur
verën e kaluar, kur ai ia doli të siguronte
mbështetjen e demokratëve ndaj Hilari
Klintonit. Rasti i Obamës është ai i një tranzicioni
të shpejtë, por në historinë e presidentëve
të këtij vendi, rasti i një tranzicioni
shumë problematik e të ngadaltë
mund të konsiderohet ai i Bill Klintonit, i
cili, pasi u zgjodh, e nisi punën nga e para,
duke rrëzuar të gjitha planet e deriatëher-
shme. Kjo i solli shumë vonesa më vonë
dhe sigurisht edhe shumë zvarritje. Ndërsa
për Obamën gjërat po shkojnë mirë dhe
sipas axhendës së përcaktuar më parë.
Sapo mori fitoren, ai emëroi kongresmenin
e Çikagos, Rahm Emanuel, si shefin e
stafit, një pozicion që mund të konsiderohet
si i dyti më i rëndësishmi në qeveri.
Menjëherë pas këtij emërimi ndodhën
edhe 20 të tillë. Kështu, brenda dy-tri javëve
të para u bënë të gjitha emërimet për
postet më të rëndësishme të kabinetit.
Tani mbetet vetëm emri i ri i drejtorit të
CIA-s për t‘u vendosur ndër emrat e zyrtarëve
të lartë. Ndërkohë, ka nga ata që
ndryshojnë Kushtetutën, duke e afruar
datën e marrjes së pushtetit nga ana e
Presidentit të ri nga 20 janari më 20 dhjetor.
Për disa Obama po lëviz shumë shpejt,
duke u munduar të luajë role që ende
nuk janë të tijat. Por për të tjerët ky nxitim
i tij dhe i stafit të tij për të marrë situatën
në dorë në këto kohë të vështira është më
se normal. Sidomos në çështjet e ekonomisë,
Obama ka qenë shumë ndikues, siç
ishte edhe rasti i paketës urgjente prej 15
miliardë dollarësh në favor të industrisë
së makinave. Vendimi më i rëndësishëm
në lidhje me të do të vijë vetëm më 20 janar.
Një fat i tillë i pret edhe 350 miliardë
dollarët e paketës shpëtimtare për bankat
dhe institucionet financiare, që u aprovua
me vështirësi nga Kongresi në muajin
tetor. Administrata e
Bushit thuajse nuk vepron
fare nga frika se
mos kundërshtohet në
hapat e saj të fundit nga
njerëzit e Obamës. Këta
të fundit e dinë fort mirë
se për kohët e vështira
që po kalon vendi, nuk
do të kishte asgjë më të
keqe se një ndarje e
hapur mes rendit të
vjetër dhe atij të ri, pasi
kjo do të ishte një recetë
e përkryer për shpërthimin
e njëmijë e një
sëmundjeve në një
komb të dobësuar tashmë
nga shumë kriza. Së
fundmi është edhe paketa
e madhe stimuluese
për ekonominë,
me të cilën Obama
kërkon të çelë presidencën
e tij. Nëse ditët
e para të Klintonit në
pushtet u dominuan
nga skandalet e homoseksualëve
në ushtrinë
amerikane, Obama
synon që ditët e
para të tij të shënojnë
edhe linçimin e një
plani prej 500 miliardë
dollarësh, i cili do të
përfshijë në vetvete
programin më të madh
të punës në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës
që nga vitet ‘50. Edhe
pse kjo paketë do të
dojë një miratim nga të
dyja dhomat e Parlamentit,
skuadra e Obamës është duke
punuar për arritjen e miratimit të saj. Për
sa i përket sferës së politikave ekonomike,
Obama është një President "de facto" i
vendit. Pak nga pak po përvijohen edhe
tiparet e presidencës së ardhshme të
Obamës. Ky i fundit drejtoi fushatën më
të mirorganizuar në histori. Aktualisht ai
po drejton periudhën më të suksesshme
të tranzicionit, po në histori. Kjo të lë të
kuptosh se Shtëpia e Bardhë do të jetë
gjithashtu një vend i mirorganizuar, metodik
dhe i përqendruar në historinë moderne
të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës. Në fillim të këtij muaji, Obama
pati një intervistë në NBC, që do të
mbahet mend gjatë. Jo për mënyrën se si
Presidenti i zgjedhur i artikuloi idetë, por
për idetë që hodhi në lidhje me mënyrën
e qeverisjes. Mbresëlënëse ishte gjakftohtësia
e tij, kthjelltësia dhe ideja që të
përçonte për veten se jo vetëm ishte në
zotërim të situatës, por dhe se kishte kohë
që ishte përgatitur për një moment të tillë.
Në njëfarë mënyre, këto tipare të tijat u
shfaqën edhe gjatë fushatës. Por ato arritën
të përvijoheshin më qartas sidomos
gjatë javëve të tranzicionit. Vetëbesimi i
Obamës është aq i çeliktë,
saqë është shumë e
vështirë të besosh se ky
burrë vetëm 4 vjet më
parë ishte një ligjvënës i
thjeshtë. Ky vetëbesim
nuk është shprehur më
qartë dhe më hapur se
në rastin e zgjedhjes së
këshilltarëve kryesorë
presidencialë. Kjo skuadër
u cilësua si "skuadra
e rivalëve", pasi në të
bëjnë pjesë persona nga
parti dhe grupe të ndryshme
interesi, të thirrur
për një qëllim të vetëm:
mirëqeverisje. Ai ka
edhe një veti tjetër. Nuk
i druhet faktit që ta shohë
veten të rrethuar nga
individë të fortë mendërisht
e mbi të gjitha
nga persona që mund
t‘ia kundërshtojnë pikëpamjet
e idetë. Në
skuadrën qeverisëse ka
mjaft emra akademikësh
dhe njerëzish që
shquhen për zërat origjinalë.
Nga të gjitha këndvështrimet,
kjo është
administrata më "me
tru" e bërë bashkë ndonjëherë
nga ndonjë
President i mëparshëm
i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Nga 35 persona
të zgjedhur për
poste të rëndësishme në
kabinet, 18 kanë specializime
post nga universitete
elitare. Obama
do të kujtohet edhe për mbajtjen e një republikani
në postin e mëparshëm, pra të
Robert Gate në postin e shefit të Pantagonit.
Kësisoj ai është Presidenti i parë
amerikan që bën një zgjedhje të tillë, që
nga koha e qeverisë së Kenedit, i cili zgjodhi
republikanin Dagllas Dillon si sekretar
të Thesarit në vitin 1961. Megjithatë,
edhe mënyra më perfekte e një tranzicioni
nuk garanton sukses të plotë në qeverisjen
e ardhshme. Arsyeja? Emrat e mëdhenj
dhe mendjet e ndritura nuk janë
gjithçka. Ana tjetër e suksesit është aftësia
për t‘i bërë ata të funksionojnë si një
trup i vetëm dhe kjo nuk është aspak e
lehtë.