Shefi i Ekzekutivit viziton edhe bazën operacionale për shpërndarjen e ndihmave në Gjadër
Sali Berisha në vijim të vizitës në Shkodër, ku u organizua mbledhja e qeverisë, u ndal në bazën ushtarake të Gjadrit, ku është vendosur dhe baza operacionale për shpërndarjen e ndihmave. Ai përshëndeti dhe falënderoi personalisht ushtarët dhe oficerët, si dhe të gjithë ata të cilët gjatë gjithë kësaj kohe, po merren me sistemimin dhe shpërndarjen e ndihmave për zonat e përmbytura. Gjithashtu, ai falënderoi të gjithë ata përfaqësues të biznesit, të cilët kanë kontribuar ndjeshëm, duke ofruar ndihmën e tyre konkrete për familjet e zonave të përmbytura. Nga baza ushtarake e Gjadrit, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen edhe për solidaritetin e jashtëzakonshëm që është treguar ndaj qytetit të Shkodrës, në këto ditë të vështira. Gjatë vizitës së tij në bazën e Gjadrit, Kryeministri Berisha u takua gjithashtu edhe me forcat ushtarake italiane, të cilat kishin ardhur në ndihmë të zonave të përmbytura, duke iu shprehur falënderimet e tij më të thella për ndihmën që ata po japin në kapërcimin e kësaj situate....