E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qeveria do të kompensojë çdo dëmtim”

Kryeministri Berisha takohet me banorë të shpërngulur nga përmbytjaKryeministri Berisha, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë së zhvilluar në bashkinë e Shkodrës, u takuar me banorë të shpërngulur nga zonat e përmbytura, të cilët janë strehuar në ambientet e hotel “Rozafa”. Duke përshkruar në këmbë rrugën drejt hotel “Rozafa”, kryeministri u përshëndet përzemërsisht me qytetarët, të cilët e falënderuan atë për mbështetjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme që qeveria u ka dhënë në këto momente të vështira për ta. Berisha, duke iu drejtuar banorëve të evakuuar, theksoi se qeveria ka qenë në çdo moment në ndjekje të situatës, si dhe i siguroi banorët se do të bëhet çdo gjë për të dëmshpërblyer të gjitha dëmet e krijuara nga përmbytja. “Dua t’ju garantoj se çdo dëmtim i krijuar nga ujërat, duke filluar nga lodrat e këtyre vogëlushëve, tek librat, orenditë dhe çdo gjë tjetër, deri tek të mbjellat dhe gjithçka që ju ka ndodhur, qeveria do ta kompensojë. Unë tani po vij nga një mbledhje qeverie, të cilën e zhvilluam sot në Shkodër. Projekte shumë të mëdha do të nisin për qëllime të shumëfishta”, u shpreh kryeministri. Berisha tha se “livadhet janë ende nën ujë, por ju garantoj se shumë shpejt, me fillimin e punimeve për by-passin, i cili do të jetë edhe by-pass edhe argjinaturë, lagjja do t’i largohet me shpejtësi të madhe përmbytjeve. Sot nisi thellimi i Bunës, që është një thellim për emergjencë, por që ne do të hartojmë projektin dhe do ta bëjmë të plotë atë. Jam jashtëzakonisht i frymëzuar dhe i inkurajuar nga qëndrimi i juaj. Këtë fatkeqësi reale natyrore ju e përballuat me guxim, kurajë, vendosmëri dhe shkallë të lartë qytetarie. Të gjitha këto kanë bërë që në Shqipëri dhe kudo të ketë një simpati dhe solidaritet të madh për ju. Shpresoj që sa më shpejt të evakuohen ujërat dhe ne do të bëjmë çdo gjë për evakuim të shpejtë të tyre”, deklaroi Berisha. Më tej, kryeministri Berisha u interesua edhe për kushtet në të cilat po trajtohen banorët e shpërngulur në mjediset e vëna në dispozicion nga qeveria. Banorët u shprehën të kënaqur, me kushtet që u janë ofruar, me ushqimin e bollshëm dhe mikpritjen e gjithanshme që është ofruar....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›