E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini, obsesion personal ndaj Dritan Priftit, për shkak se ministri ka në cv-në e vet studimet e thelluara në Harvard

Edvini e përfundoi Institutin e Lartë të Arteve veç se ishte i biri i firmëtarit të vrasjeve të diktaturës, ndërkohë që artet moderne i njohu në Paris veç duke ngrënë makarona poshtë urave të Senës. Kompleksi i shfaqet sot, kur ai po ndërmerr sulmin e paprinciptë ndaj të lauruarit të Harvardit, Dritan PriftiZëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, njëherazi kreu i LSI dënon qëndrimin tendencioz të opozitës, duke deklaruar se përballë një situate të tillë në vend është e tepruar sjellja e Edi Ramës. Meta vlerëson punën e institucioneve përgjegjëse që mbarëvajtjen në mënyrë të shkëlqyer situatën, duke shmangur dëmet e konsiderueshme dhe njëherazi shprehu një falënderim për solidaritetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët me kontributet e tyre iu gjendën pranë banorëve në zonat e përmbytura.Përmes një deklarate për shtyp Meta falënderoi të gjithë qytetarët shqiptarë për solidaritetin e jashtëzakonshëm dhe në rritje që po tregojnë dhe të gjitha masat që po merren për të përballuar pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit në qarkun e Shkodrës. Në mënyrë të veçantë Zëvendëskryeministri shprehu një mirënjohje të madhe për të gjitha strukturat e shtetit, forcat e ushtrisë, të policisë, shërbimin shëndetësor dhe gjithë të tjerët që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe të palodhshme për gjithë këto ditë, në mënyrë që situata të mirë menaxhohet, në radhë të parë për ruajtjen e jetës dhe të shëndetit të banorëve dhe së dyti për të krijuar të gjitha mundësitë që në një periudhë sa më të shpejtë situata t’i kthehet normalitetit dhe njëkohësisht të mbështeten, të ndihmohen të gjithë banorët e zonës për të rikuperuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore. Meta iu referua edhe akuzave të lidershipit socialist ndaj strukturave qeveritare dhe institucioneve përgjegjëse. Sipas Zëvendëskryeministrit qëndrimet e Edi Ramës janë obsesione të ndikuara politikisht, të cilat jo vetëm nuk kanë impakt, por që në politikë nuk mund të ecet me to.Por përveç obsesioneve politike, polemika e fundit mes Edi Ramës dhe Dritan Priftit ka lidhje edhe me obsesione ngushtësisht personale. Dritan Prifti përfundoi studimet e thelluara në Harvard dhe u kthye në Shqipëri, duke ofruar dijet e tij në disa detyra ekzekutive, shumica e të cilave, në sektorin e prodhimit të energjisë apo në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që Edi Rama s’kreu asnjëherë ndonjë gjë për t’u përmendur në fushën e arsimit, përveç faktit se s’shkoi kurrë në shkollë dhe e përfundoi Institutin e Lartë të Arteve për shkak se ishte i biri i firmëtarit të dënimeve me vdekje në presidiumin e Kuvendit Popullor, apo kur shkoi në Paris për t’u njohur me shkollat moderne të artit, por përfundoi duke e çuar jetën me makarona dhe me bakshishe poshtë urave të Senës.Zv/kryeministri Ilir Meta dha dje garancinë se situata e krijuar në veri të vendit, nuk penalizon aspak angazhimin e qeverisë në plotësimin e Pyetësorit të BE.Lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u shpreh se ekzekutivi është po plotëson të gjitha standardet, në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë hyrjen në “Schengen”, brenda korrikut të 2010-ës. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›