E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapercehet ngerci i punimeve ne rrugen Gjergj Araniti.

Cilesuar si nje nga segmentet me te rendesishme ne Vlore rruga Gjergj Araniti
do ti shpetoje perbaltjes. Investimi i nisur dhe i lene pezull do te vijoje. Lajmi eshte
bere me dije nga kryebashkiaku i Vlores Shpetim Gjika i cili tha se punimet per rehabilitim i ka marre persiper Bashkia e Vlores me te ardhurat e veta. Vendimi vjen
pas shqetesimit te shume qytetareve. Kohe me pare segmenti filloi pas nje bashkepunimi
me Banken Boterore.


Pas punimeve te fazes se pare te kryera dhe financuara nga
Bashkia Vlore ne fazen 350 milione leke bashkepunimi parashikonte fazat ne vijim per rehabilitimin komplet ne masen rreth 750 milione leke. Por gjithcka mbeti ne leter
pasi financimi shkoi per zonen e Shkodres.


Duke pare veshtiresite qe paraqiti situata ku
punimet per rrugen qe lidh bulevardin kryesor me rrugen transballkanike mbeten
pezull nderhyrja eshte bere nga Bashkia e Vlores. Gjika tha se banoret e kesaj zone nuk mund te rrinin me nje investim te munguar keshtu qe nga buxheti i bashkise jane nxjerre 750 milione leke te vjetra.


Behet fjale per nje aks rrugor rreth 500 metra qe do te rehabilitohet teresisht edhe me rrjetin inxhinierik nentokesor ndricim trotuar lulishte dhe me gjithe shtresat e asfaltit. Duke iu referuar permbylljes se punimeve
te cilat jane pas procesit zgjedhor te vendorit kreu i Bashkise tha se keto punime
nuk kryhen per efekt fushate.


Ato jane ne sherbim te qytetit te Vlores dhe per rritjen e
standardeve te jeteses ne qytet. Gjika gjithashtu shprehu keqardhjen per mosbashkepunimine institucionit te prefektit qe sipas tij nuk po dilte dot nga suaza politike qe perfaqeson reflektuar ne bllokimin e buxhetit te miratuar ne Keshillin Bashkiak.


Keto jane fonde qe ne cdo minute dhe cdo sekonde u nevojiten qytetareve te Vlores dhe nuk kane asnje lidhje me fushaten elektorale. Jane investime qe i deshirojne te gjithe si perfaqesuesit e Partise Socialiste ashtu edhe ate te Partise Demokratike.


Po nga ngerci kane dale edhe punimet ne rrugen qe lidh Kuzum Babane dhe Topanane te cilat do te vijohen nga financimi prej 350 milione lekesh i Bashkise Vlore. Kjo rruge ishte premtuar nga qeveria duke u bere dhe fillimi i punimeve dy vjet me pare por financimi u nderpre qe ne fazat e para. Tashme rruga do te perfundohet nga te ardhurat e Bashkise Vlore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›