Grabitën vëllezërit tregtarë, pranga hajdutëve
14/01/2011 Policia kap grabitësit nga Babrruja, përdorën kapuç
TIRANË- Më datë 11 janar 2011, rreth orës 20.00’, në Kodër Kuqe, Babrru në Tiranë, janë vjedhur nën kërcënimin e armës dy vëllezër tregtar, Adriatik dhe Ardian Burgu, respektivisht të moshave 18 dhe 32 vjeç. Kjo ngjarje ndodhi 3 net më parë, ku tre persona të armatosur dhe me maska, i kanë vjedhur me dhunë dy vëllezërve tregtarë të një biznesi privat, duke i marrë atyre një shumë të konsiderueshme parash. Kështu, falë një pune intensive hetimore të realizuar nga Specialistët e Seksionit kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, u arrit identifikimi, lokalizimi i autorëve të grabitjes, të ndodhur në Babrru Tiranë. Më konkretisht u mor masa e ndalimit ndaj shtetasve Agustin Nasufi, 19 vjeç, Agim Nasufi, 18 vjeç dhe Arben Gjonkola, 21 vjeç, të 3 banues në Babrru. Këto tre shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, më datë 11 janar 2011, rreth orës 20.00’, në Kodër Kuqe Babrru, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës dhe me dhunë dy vëllezërit. Gjatë kontrollit është gjetur një pushkë dhe 336 copë fishekë dhe një qese e zezë si kapuç.