E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specializantet e mjekësisë ne Prokurori

Fituesit e specializimeve te mjekësisë i drejtohen prokurorisë për te hetuar abuzimet e pretenduara te mjekeve me konkurset. Erjon Stojku, fitues i specialitetit te kirurgjisë se përgjithshme, pasi nuk e gjeti me emrin ne listën përfundimtare ka kërkuar ndërhyrjen e organeve te drejtësisë. Ai ka bere kallëzim ne prokurorinë e tiranes ndaj departamentit te kirurgjisë qe sipas tij, ka bere shkelje te hapura. E ndërsa kandidati Stojku por edhe te tjerë si ai kërkojnë zbatimin e rregullores, drejtuesit e fakultetit te mjekësisë deklarojnë se vete ky dokument ka qene shkaku i te gjithë problemeve te krijuar ne konkurs. Dekani Alfred Priftanji duke përjashtuar abuzimet e mjekeve me konkursin thotë se rregullorja ka qene e paqarte. Edhe pse ne mes te konkurseve janë bere rregullime te saj. Thuajse te gjithë departamentet e mjekësisë janë akuzuar për shitje te tezes apo blerje mijëra euro te specialitet. Por publikisht mjeket nuk pranojnë akuzat. Specializimet e mjekësisë janë rikthyer pas dy vjetësh. Mes kandidateve kane qene edhe fëmijë mjekesh te çilet me se shumti kane dale fitues. Burime jo zyrtare brenda qendrës spitalore tregojnë se rasti me flagrant ka qene i një konkurrenti ne departamentin e onkologjisë aty ku është mjeke nena e tij. Ai jo vetëm është shpallur fitues por ka marre pike me shume se sa e përcakton rregullorja.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›