"Gërdeci" shtyhet për te 17-ën here

As presioni i madh i ditëve te fundit, dhe as hetimi i Këshillit te Larte te Drejtësisë, nuk kane shpëtuar procesin e "Gërdecit" nga i njëjti fat zvarritjesh duke e çuar ne 17 numrin e seancave te dështuara. Por megjithëse kësaj radhe ne proces janë paraqitur te gjithë avokatet, ka qene mungesa e një prej te pandehurve qe e ka bere te pamundur vazhdimin e gjykimit. Ne salle nuk është paraqitur Sokol Ngjeçi, i cili ishte shtruar ne spitalin e burgut me probleme ne veshka. Sipas deklaratës qe i pandehuri dërgoi ne gjykate, kërkonte qe te mos zhvillohej gjyqi pa praninë e tij. Ndërsa prokuroret kërkuan te verifikohet gjendja shëndetësore e te pandehurit. Ne këto kushte, gjykata vendosi te shtyje gjykimin për javën qe vjen, ndërsa ka vijuar ritualin e pezullimit te afateve te paraburgimit për te pandehurit e arrestuar.
Shpërndaje