E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Jo 100 prokurorë, por hapje të kutive


Pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha se oferta e mazhorancës për t'i ofruar opozitës 100 prokurorë, të cilët mund të hetojnë zgjedhjet sipas kërkesave të saj është zgjidhja e krizës ka reaguar Partia Socialiste. Deputeti Ditmir Bushati theksoi se nuk duhen 100 prokurorë, por mjafton një komision hetimor që nuk ndalohet të hapë kutitë. "Përsa i përket propozimit të vjetër të Sali Berishës për hetimin e zgjedhjeve nga një grup prej 100 prokurorësh, do të thoja se nuk duhen 100 prokurorë po vetëm një mazhorance që zbaton Kushtetutën dhe nuk pengon transparencën! Nuk duhen 100 prokurorë, mjafton një komision hetimor që nuk ndalohet të hapë kutitë.", u shpreh Bushati.
Sipas deputetit socialist ngritja e Komisionit Hetimor dëshmoi se mezhoranca nuk e do dialogun e konsensusin. "Madje edhe partnerët thanë shkoqur se komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca është një hap i padobishëm që e thellon me tej krizën dhe nuk e zgjidhi atë", theksoi Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›