E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 20-vjeçari me pistoletë pa leje

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë pa leje. Fillimisht, ai është hequr si punonjës policie, por më pas gënjeshtra e tij është kuptuar, duke përfunduar në qeli. Ai është kapur në mesnatë, teksa udhëtonte me mjetin e tij "Mercedes Benz", bashkë me dy shokë të tij. Sipas të dhënave policore, bëhet fjalë për Enea Shkurtin, i arrestuar për armëmbajtje pa leje. Pikërisht rreth orës 00:25 të mesnatës së djeshme, një patrullë e përgjithshme e policisë ka ndaluar makinën me targa DR1022C për kontroll rutinë. Brenda saj ndodheshin tre të rinj, të cilët kanë deklaruar fillimisht se ishin kolegë, por më pas nuk e kanë përsëritur më. Gjatë verifikimit policia ka dyshuar më shumë te të rinjtë, kështu që ka ushtruar kontroll të imtë. Brenda në makinë ka gjetur një pistoletë "Zastava", së cilës ia kishin fshirë numrat e serisë. Në këto kushte, policia i ka shoqëruar tre të rinjtë dhe ka rezultuar se pistoleta i përkiste Shkurtit. Ai nuk ka pranuar të deklarojë asgjë në polici në lidhje me armën e sekuestruar, e cila është dërguar për ekzaminime në laboratorin e kriminalistikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›