E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 72 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek, në pranga një shqiptar

Sekuestrohen 72 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i drogës, një shtetas shqiptar.

Sipas informacioneve droga është kapur në Ragio të Igumenicës gjatë kontrollit të policisë greke në automjetin e një 26-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas policisë greke droga ishte vendosur në 70 pako dhe ishte blerë në Lazarat dhe kishte si denstinacion Athinën.

Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›