E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri për pagesën e ashensorit, fqinji vret burrin e plagos gruan

(E PERDITESUAR)- Një çift bashkëshortësh janë qëlluar me armë zjarri nga fqinji i tyre në lagjen Apolonia në qytetin e Fierit.

Si pasojë, Nasi Mema ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Angjelina u ka mbijetuar plagëve në trup. Sipas të dhënave paraprake nga policia e Fierit mësohet se shtetasi Orjon Toro, 30 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vrasjes dhe plagosjes së bashkëshortes së viktimës, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin e krimit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë pagesa mujore e ashensorit të pallatit ku banonte çifti, ndërsa fqinji i tij, 30 vjeçari Orjon Toro dyshohet se është autori i këtij krimi. Banorët e lagjes shprehen se debati mes çiftit dhe 30 vjeçarit ka nisur që prej ditës së premte.

Edhe gjatë mesditës së të shtunës sherri ka nisur me debate të forta, duke degjeneruar më pas në përdorimin e armës nga ana e të riut, Orjon Toro, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›