E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet Bajri, autor i 4 vrasjeve

• BRUKSEL – Arrestohet në kryeqytetin e Belgjikës shqiptari i kërkuar për vrasjen e një efektivi të policisë.Burimet zyrtare pohuan dje, arrestimin në Bruksel të Behar Bajrit (Rustemi), vjeç 27, nga Shkodra. I kërkuari u kap me pasaportë false me emrin Mitko Kamenov. Sipas policisë, Bajri është dënuar për vrasjen e punonjësit të policisë Petrit Demiri. Për këtë krim, Bajri është dënuar me vetëm dy vjet burg. I arrestuari është dënuar me 9 vjet burg dhe 2 milionë lekë gjobë për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”. Behar Bajri sipas policisë, ka kryer përdhunimin e dy vajzave të mitura në vitin 2006 në Shkodër, në janar 1999 ai akuzohet, se ka grabitur dy persona nga Berati që udhëtonin me një kamion, po në janar 1999 i arrestuari akuzohet, se ka vrarë vëllezërit Osman e Artur Alibali. Në shkurt 2001 i arrestuari akuzohet se ka vrarë Arben Tuzin, ndërsa në vitin 2002 dyshohet, se Behar Bajri ka vrarë edhe gruan e tij Fabiola Bajri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›