E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga biznesmenit për trafik

• MILANO – Bie në prangat e policisë në Milano të Italisë Arjan Kane, 37 vjeç i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë shqiptare sipas të cilave, dje Interpol Roma konfirmoi, se më 14 dhjetor 2007 është arrestuar në Milano shtetasi shqiptar Arjan Kane, lindur në Fier e banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”. Sipas policisë, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 dhjetor 2005, ka vendosur masën e sigurisë “arrest ne burg” ndaj Arjan Kanes, pasi ai akuzohet se në nëntor të vitit 2001, ka trafikuar e shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një shtetase me iniciale H.Xh. Vajza mësohet se fillimisht është trafikuar në Greqi dhe më pas në Itali, ku është detyruar të ushtronte prostitucion përmes keqtrajtimeve fizike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›